E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nju Jork, KKSHA uron PD per fitoren e zgjedhjeve

Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) ka uruar dje nga Shtetet e Bashkuara, Partine Demokratike dhe kreun e saj Sali Berisha per fitoren e zgjedhjeve. Po ashtu, KKSHA ka uruar popullin shqiptar "per nje proces zgjedhor qe u vleresua nga vezhguesit nderkombetare, si te lira dhe te ndershme". Me tej, KKSHA-ja pergezon bashkepunimin e forcave politike per perpilimin e ligjeve te reja ne lidhje me Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. "Keto ndryshime ligjore krijuan mundesine qe ne Shqiperi te zhvillohen zgjedhje te lira e te ndershme", - ka vleresuar Avni Mustafaj, drejtor ekzekutiv i KKSHA.

Po ashtu, ai tha se "te gjitha forcat politike meritojne te vleresohen per kontributin e tyre per te arritur standardet me te larta zgjedhore qe jane zhvilluar deri tani ne Shqiperi".

Mustafaj nga ana tjeter, konsideron se vitet e fundit, Shqiperia ka pasur nje progres sinjifikant per sa i perket arritjes se standardeve te caktuara nga institucionet Euro-Atlantike, gje qe solli anetaresimin ne NATO. Zgjedhjet e 28 Qershorit, u pane si nje hap i madh perpara drejt procesit te anetaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian.

Sakaq, KKSHA-ja shpreson qe Partia Demokratike te krijoje qeverine e re sa me shpejt te jete e mundur. KKSHA eshte nje organizate jo-fitimprurese dhe jo qeveritare e perkushtuar ndaj mbrojtjes se ceshtjeve shqiptare, si dhe promovimit te paqes dhe zhvillimit ekonomik ne Ballkan me qellim fuqizimin e politikave demokratike, dhe inkurajimin e respektit per te drejtat e njeriut, duke ju permbajtur programeve me karakter edukativ dhe zhvillues.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›