E Shtunë, 31 Tetor 2026

Telefonata, Karamalis, uron Berishen per fitoren

Kryeministri i Greqise, Kostas Karamanlis, pergezoi dje kryeministrin Sali Berisha, per fitoren e arritur ne zgjedhjet parlamentare te qershorit. Karamanlis gjate bisedes telefonike me kreun e qeverise, vleresoi se fitorja e Partise Demokratike dhe e koalicionit te djathte, ishte plotesisht e merituar. Po keshtu, kryetari i qeverise greke theksoi faktin se fitorja e Berishes ne zgjedhje, u festua nga te gjithe miqte e PD-se ne Evrope. Per sa i perket marredhenieve mes dy vendeve, kryeministri grek i shprehu Berishes edhe kenaqesine per vazhdimin e bashkepunimit te ngushte. Nga ana e tij, Berisha, i shprehu mirenjohjen Karamanlisit, per gjithe mbeshtetjen e gjithanshme te Partise Demokratike, qeverine shqiptare si dhe vendin tone. Ai theksoi se qeveria qe kryeson, do te vazhdoje me kenaqesi bashkepunimin e ngushte, per intensifikimin e marredhenieve te shkelqyera dhe miqesore mes dy partive, dy qeverive dhe dy vendeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›