E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK, pretendon mandat ne Qarkun e Shkodres

Ne perfundim te afatit kohor per dorezimin e ankesave ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, kunder shpalljes se rezultatit, nje ankese u be dje dhe nga Partia Demokristiane. Kjo force politike, kundershton vendimin e marre nga KZAZ numer 40, ne Qarkun e Shkodres dhe kerkon shpalljen e pavlefshme te rezultateve te zgjedhjeve, ne kater qendra votimi. Sipas demokristianeve, rezultatet ne kete qark jane deformuar dhe per pasoje jane tjetersuar votat e tyre. Demokristianet pretendojne se kane marre nje mandat ne kete zone, por per shkak te parregullsive te ndodhura, ai nuk iu eshte dhene. Nderkohe qe nje ankese ne KQZ, mberriti dje dhe nga kandidati i pavarur per Qarkun e Tiranes, Abdullah Omari. Rritja e numrit te ankesave ne Komisionin me te larte zgjedhor, do te zvarrise gjithnje e me shume shpalljen e rezultateve perfundimtare te zgjedhjeve nga ky institucion. Kjo pasi procedurat e ankimit, vijojne edhe ne Kolegjin Zgjedhor. Rikthimi i mundshem i ankesave nga ky institucion, do te krijonte te tjera vonesa.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›