E Diel, 1 Nëntor 2026

E bezdiste tymi i zjarrit, kanos fqinjen me arme

Elbasan- Kercenoi me arme fqinjen e saj, arrestohet gruaja e dyshuar. Sherbimet e Policise ne Elbasan kane vene ne pranga Lirjana Mucen 41 vjece, me banim ne Gjergjan, pasi per motive te dobeta ka kanosur per te vrare me arme zjarri fqinjen e saj, Bajame T., 51 vjece. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, teksa Bajamja ka ndezur nje zjarr ne oborr per te djegur disa mbeturina, por era e ka derguar tymin drejt shtepise se Lirjana Muces, e cila eshte ndjere e bezdisur. Ajo i ka kerkuar fqinjes qe te fike zjarrin, por ka hasur ne kundershtine e saj. Atehere 41 vjecarja ka shkuar ne qilar dhe ka nxjerre prej andej nje pushke automatike, me te cilen ka kercenuar me jete kundershtaren. E terrorizuar nga ky veprim, e kercenuara ka njoftuar me pas policine. Ne vendngjarje shkoi nje grup policesh, te cilet pas kontrollit qe ushtruan ne banese, gjeten ne cilesine e proves materiale nje pushke automatike me fisheke. E akuzuara ka deshmuar ne polici, se gjithcka e kishte bere per te frikesuar fqinjen e saj rebele.

F. S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›