E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ilir Kumbaro me vodhi emrin"

Kosove- Ish-drejtori ne Sherbimin Informativ Kombetar, rrezikon te humbase edhe gjyqin e dyte per falsifikimin e dokumenteve zyrtare. Ilir Kumbaro denoncohet nga nje kosovar, banues ne Prizren, se i ka pervetesuar identitetin dhe dokumentin personal qe i kishte humbur ne vitin 1993 ne Tirane, bashke me valixhen. Ai eshte Shaqir Shatri i vertete, i cili shprehet per agjencine e lajmeve "Balkaninsight" se per here te pare kishte degjuar per skandalin dhjete dite me pare, se ne mediat britanike ishte permendur emri i tij si i kerkuar nga autoritetet shqiptare. Me pas ka mesuar se ishte pikerisht Ilir Kumbaro, njeriu qe kishte perdorur emrin e tij per t'u fshehur ne Fulham te Anglise, qe prej vitit 1997 kur u arratis nga Shqiperia. Kumbaro humbi pak dite me pare gjyqin per ekstradimin dhe drejtesia britanike vendosi ta sjelle ne vendin tone, pasi u bind se ish-zyrtari i SHIK-ut eshte i perfshire ne zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, ne vitin 1995.

Agjencia "Balkaninsight" ka arritur ta kontaktoje Shaqir Shatrin ne fshatin Kushin te Prizrenit. Teksa ka pohuar se emri i tij eshte perdorur dhe ai eshte i verteti, 50-vjecari thote se do te hedh ne gjyq Ilir Kumbaron, per kete pervetesim te identitetit. "Une nuk kam asnje lidhje me Sherbimin Sekret Shqiptar dhe do te ngre akuza kunder Kumbaros. U trondita kur degjova ne median britanike se figuroja i arrestuar apo i kerkuar dhe me pas mesova te verteten. Mua me ka humbur valixhja personale, bashke me te hollat ne Tirane ne vitin 1993 dhe kam bere denoncim per ngjarjen. Me tej nuk e di se c'ka ndodhur", thote Shaqiri per kete ceshtje. Pas perfundimit te konfliktit ne Kosove me 1999, dokumentet e tij u konfiskuan edhe nga Policia e Kufirit te Kosoves. Madje policia britanike zbuloi se ka qene zyra e UNMIK ne Prizren, qe ka leshuar dokumentet e Ilir Kumbaros ne emer te Shaqir Shatrit. Precedenti i vjedhjes se identitetit, doli ne drite per here te pare ne vitin 2008, kur hetuesit e Scotland Yardit arrestuan Ilir Kumbaron nen emrin Shaqir Shatri, ne banesen e tij ne Fulham, ndersa kishte ndryshuar edhe pamjen fizike.

Me 24 mars te ketij viti, Gjykata e Larte Britanike vendosi per ekstradimin ne Shqiperi te te dyshuarit Ilir Kumbaro, i akuzuar se bashku me Arben Sefgjinin, Avni Koldashin dhe Budjon Mecen, per rrembimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, eshtrat e te cilit nuk jane gjetur sot e kesaj dite. Por Kumbaros, i mbetet edhe nje shans i fundit per te kundershtuar ekstradimin ne Gjykaten e Larte Britanike. Kryeprokurorja Ina Rama, gjate vizites se homologut te saj britanik dhe me pas kreut te policise, kerkoi ekstradimin e Kumbaros, pasi ishte i dyshuar.

Autoritetet, te dyzuara

Ruzhdi Hoxha, kreu i Zyres se Regjistrimit Prizren, konfirmon i pyetur nga agjencia e lajmeve, se leshimi i dokumentit edhe mund te kete ndodhur, per shkak se kerkesat per te marre nje certifikate lindjeje jane te lehta per t'u marre. "Ne thjesht leshojme certifikata te shtetasve te regjistruar, ne perputhje me autoritetin e Ministrise se Brendshme. Por, ne nuk e hetojne ", thote Hoxha. Zyrtaret e Ministrise se Brendshme te Kosoves bejne te ditur se Ministria ka ne posedim shume dokumente, te cilat vertetojne se nje numer i konsiderueshem qytetaresh nga vendet fqinje, identifikohen jashte si refugjate nga Kosova, duke perfituar sidomos pas periudhes se luftes ne Kosove, ku shume kosovare u larguan nga atdheu. "Ne nuk kemi informacion rreth ceshtjes "Kumbaro", sepse Interpoli nuk komunikon direkt me ne", shprehet per kete rast Fatmir Xhelili, zv/minister i Brendshem i Kosoves.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›