Hashash ne gjithe qytetin, pranga dy te dyshuarve
Durres- Dy te rinj te dyshuar si shperndares te hashashit ne qytetin bregdetar, jane kapur ne flagrance nga agjentet me nje sasi prej 400 grame droge. Burime zyrtare bene me dije se te ndaluarit jane Eris Larushi, 21 vjec, si dhe Engjell Sabahu, 19 vjec. Mesohet se te dyshuarit jane mbajtur prej disa ditesh ne vezhgim policor, pasi njiheshin si kontingjente qe vepronin ne disa lagje te qytetit, ato nr. 1, 3, 4, 12, 17 si dhe ne "Nish Tulla" Shkozet. Kapja e tyre eshte bere ne afersi te stacionit te trenit. Gjate kontrollit fizik te ushtruar nga efektivet e antidroges, dy te rinjve iu gjeten dhe sekuestruan nje sasi prej 110 dozash lende narkotike te llojit kanabis sativa, te futura ne qese farmaceutike, me nje peshe prej rreth 382 grame. Seksioni i Luftes Kunder Narkotikeve po vazhdon punen per identifikimin dhe kapjen e bashkepunetoreve te tjere, pjesetare te ketij grupi. Vetem dy dite me pare u ndalua nje tjeter shperndares hashashi dhe tre arrestimet e fundit, e cojne ne 10 numrin e te dyshuarve te kapur brenda nje kohe te shkurter.
E.A.
E.A.