E Diel, 1 Nëntor 2026

Grusht shteti në Egjipt, Ushtria rrëzon Presidentin Morsi (FOTO)

kryesore-egjiptiEgjipt- Në Egjipt ka nisur grushti i shtetit për rrëzimin e presidentit islamik Mohamed Morsi nga detyra, raportojnë mediat vendase.

Me  mijëra persona kanë dalë të protestojnë, ndërsa ushtria ka blinduar rrugët me tanke dhe automjete të tjera, si edhe nga ajri po patrullohet me helikpterë.

Agjencitë e lajmeve vendase raportojnë se Morsi është në arrest shtëpiak, por ende një lajm i tillë nuk ka konfirmim zyrtar. Po ashtu thuhet se atij i është ndaluar dalja nga Egjipti, ndërsa nuk dihet vendndodhja e saktë. Mediat thonë se ai ndodhet në një kazeramë të rrethuar me tela me gjemba ku po mbahet nën arrest, të tjera thonë se është në pallatin presidencial.

21:00

gjeneraliPërfaqësueit e ushtrisë zhvilluan bisedime me përfaqësuesit e qeverisë dhe menjëhëre pas kësaj Morsi deklaroi se nuk do të dorëhiqet. Por rreth orës 21:00 forcat ushtrake nëpërmjet një deklarate për shtyp thanë se presidentit i janë hequr të gjitha fuqitë dhe ai nuk është më president. Kreu i shtetit është emëruar kryetari i Gjykatës Kushtetuese i cili do të përgatisë dhe zgjedhjet e ardhshme. Gjenerali Al Sisi i kishte propozuar Presidentit Morsi te pranonte nje dialog kombëtar, por ai e kishte refuzuar në momentin e fundit.

20:30

Po mediat raportojnë se presidenti është përjashtuar nga vendimmarrja politke dhe ka filluar opozitari Mohamed El Baradei të paraqesë programin e tij.  Ai u kthye ne Egjipt në vitin 2010, me një karrierë të pasur ndërkombëtare. 71 vjeç, ish-drejtor i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, ka marrë çmimin “Nobel” për paqe në vitin 2005.

Ushtria e Egjiptit ka zhvilluar bisedime me udhëheqësit e qeverisë dhe protestuesit, teksa afati i fundit i caktuar për një rezolutë mbi qasjet e protestave skadoi. Pas takimit Morsi u shpreh se nuk do të japë dorëheqjen, duke thënë se kriza mund të zgjidhet me ndërtimin e një qeverie koalicioni.

Nuk e jap dorëheqjen, mendoj se duhet një qeveri koalicioni para zgjedhjeve parlamentare, kjo është zgjidhja për momentin”,- tha ai, ndërsa aktualisht egjiptianët janë në pritje të deklaratës së ushtrisë e cila pritet të dalë në një deklaratë zyrtare rreth orës 21:30.

Një zëdhënës i Vëllazërisë Myslimane ka shkruan në Twitter se situata është tepër alarmate dhe i ngjan një grushti shtetit. Pas vendimit të tij për të mos u dorëhequr ka pasur pasur ashpërsim të situatës pasi protestuesit nisën të qëllojnë me gurë pallatin presidencial. Madje pati të shtëna edhe në ajër nga forcat e rendit

Një reagim pati edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili bën thirrje për bisedime mes dy palëve. Sipas tyre presidenti Morsi duhet të bëjë më shumë për qetësimin e situatës.

Më herët Morsi ka hedhur poshtë një ultimatum për të “përmbushur kërkesat e popullit”, ose ndryshe do të përballet me ndërhyrje ushtarake.

Ai thotë se ai është udhëheqësi legjitim i Egjiptit dhe nuk do të jetë i detyruar të japë dorëheqjen. Ushtria ka kontrollin e ndërtesës së televizonit shtetëror, stafi i së cilës është evakuuar.

Presidenti i Egjiptit, Mohammed Morsi ka insistuar se ai mbetet president legjitim i vendit, teksa protesta masive po i marrë jetën gjithnjë e më shumë njerëzve në kryeqytet, Kairo.

Në një fjalim televiziv natën vonë, Z. Morsi hodhi poshtë një ultimatum të ushtrisë që kriza të zgjidhet deri të mërkurën.

armi1

Z. Morsi tha se ai nuk do të diktohet nga ato dhe i bëri thirrje protestuesve të qëndrojnë të qetë. Megjithatë, të paktën 16 njerëz kanë vdekur në një miting pro-Morsisë brenda natës.

Ushtria më herët publikoi detajet e “udhërrëfyesit” për të ardhmen e Egjiptit. Detajet e planit të rrjedhura për BBC përvijuan zgjedhjet e reja presidenciale, pezullimin e kushtetutës së re dhe shpërbërjen e parlamentit.

Ushtria kishte paralajmëruar të hënën se do të ndërhyjë nëse nuk gjendet një zgjidhje, duke i dhënë Z. Morsi 48 orë për të gjetur marrëveshje me opozitën. Z. Morsi më herët u takua me kreun e forcave të armatosura, gjenerali Abdel Fatah al-Sisi, për të dytën ditë radhazi. Ata nuk japin asnjë detaj të bisedimeve, të cilat gjithashtu përfshinin kryeministrin Hisham Kandil.

Protestat, Human Rights Watch: 91 gra të përdhunuara deri tani

Por përveç situatës së rrezikshme në Egjipt, organizata Human Rights Watch vënë në pah mungesën e sigurisë gjatë protestave duke thënë se deri më tani janë përdhunuar apo ngacmuar seksualisht 91 gra. Sipas kësaj organizate policia nuk është duke qëndruar në krye të detyrës për ruajtjen e rendit. Më tej thuhet se vetëm dje u dhunuan 46 gra, ndërsa e njëjta situatë ka qenë edhe më parë.

Z. Morsi është vënë nën presion të mëtejshëm nga dorëheqja e gjashtë ministrave nga qeveria e tij të hënën, duke përfshirë ministrin e Jashtëm Kamel Amr. Të martën, zëdhënësat e presidencës dhe qeverisë kishin raportuar gjithashtu se janë dorëhequr.

armi3Komisioneri i lartë i OKB për të drejtat e njeriut i bëri thirrje presidentit që të angazhohet në një dialog serioz “kombëtar” për t’i dhënë fund krizës politike dhe tha se asgjë nuk duhet të bëhet për të minuar procesin demokratik.

Trazirat janë përshkallëzuar që nga e diela, kur përkrahësit Tamarod u mblodhën në mbarë vendin, duke i bërë thirrje presidentit që të japë dorëheqjen në përvjetorin e parë të ardhjes së tij në pushtet.

Z. Morsi u bë presidenti i parë islamik i Egjiptit më 30 qershor 2012, pas fitores në zgjedhjet që konsiderohen si të lira dhe të ndershme pas revolucionit që përmbysi Mubarakun në 2011-ën. Megjithatë, viti i tij i parë në detyrë ka qenë njollosur nga trazira të vazhdueshme politike dhe një ekonomi në fundosje.

/IDEA/

◄ Back Next ► Picture 1 of 11

ultimautmi

Ultimatumi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›