E Diel, 1 Nëntor 2026

Krim në familje, efektivi vret grua që bashkëjetonte dhe më pas veten

vrasja-e-lamajt4,-vrasje,-policia-natenTiranë- Një krim në familje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, pasi një efektiv policie ka vrarë gruan dhe më pas veten. Mësohet se ai është Ali Nikoleci, punonjës në mjekësinë ligjore, i cili ka vrarë Mira Nikolli me të cilën bashkëjetonte prej disa kohësh.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në Kombinat ku fillimisht ishin banorët ata që dëgjuan të shtëna dhe lajmëruan policinë. Efektivët e rendit shkuan në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të kryer panë që ata kishin humbur jetën. Sipas tyre efektivi  ka nxjerrë fillimisht nga banesa dy fëmijët e tij dhe më pas ka mbyllur derën me çelës dhe pas pak minutash ka pasur të shtëna.

Mësohet se shkak mund të kenë qenë konfliktet mes tyre, që sipas komshijve kishin debate të shumta prej disa kohësh. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›