E Diel, 1 Nëntor 2026

Grushtat ndaj arbitrit, përjashtohenBubeqi dhe mjeku i Lushnjës

LUSHNJE- Komisioni i Disiplinës ka pezulluar për 3 vjet nga futbolli sulmuesin e Lushnjës Dorian Bubeqi, pas goditjeve me grushta të këtij të fundit ndaj arbitrit anësor Mahmutaj në ndeshjen Lushnja-Pogradeci të ditës së shtunë. Po për këtë takim, Disiplinori ka përjashtuar përjetë mjekun e skuadrës lushnjare Arian Caka, që gjithashtu ka goditur disa herë me grushta arbitrin.

Kjo ngjarje ka qenë në qendër të opinionit sportiv gjatë gjithë javës dhe Federata ka vepruar me dorën e rëndë ndaj dy pjestarëve të klubit të Lushnjës. Bubeqi ndërkohë do të paguajë edhe 300 mijë lekë gjobë, ndërsa mjeku Caka 500 mijë. Po ashtu, klubi i Lushnjës është dënuar me 150 mijë lekë gjobë. Një tjetër vendim ka qenë ai për administratorin e Dinamos Ismet Saliaj, që është pezulluar për 8 ndeshje dhe gjobitur me 500 mijë lekë për sjellje jo sportive ndaj arbitrit në ndeshjen me Skënderbeun.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›