E Diel, 1 Nëntor 2026

Grushti i shtetit, policia sulmon portestuesit jashtë gjykatës në Stamboll

protesta-ne-turqiTurqi- Policia turke ka gjuajtur topa me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra protestues jashtë një gjykate në afërsi të Stamboll, ku 275 komplotistët të dyshuar për ‘grusht të shtetit’ janë në gjyq.

Disa protestues u përpoqën të shembnin barrierat policore në frontin e gjykatës në Silivri.

Shumë tundnin flamuj turq dhe këndonin parulla antiqeveritare, duke treguar solidaritet me të pandehurit.

Komploti “Ergenekon”, thuhet se kishte qëllim për të rrëzuar qeverinë e Partisë AK.

turiq-protesta-2Tension në Turqi

Që kur kryeministri Rexhep Tajip Erdogan erdhi në pushtet, në krye të një lëvizje me rrënjë islamike, qindra oficerë ushtarakë në pension janë arrestuar.

Hetimet kanë minuar ndikimin tradicionalisht të fuqishëm të ushtrisë në politikën turke.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›