Përmbytjet në Shkodër, 6.000 ha tokë nën ujë. Drini i Zi rrezikon Goricën

Shkodër- Hapja e portave të hidrocentraleve një ditë më parë ka përkeqësuar situatën në Shkodër, pasi sipërfaqja e zonave të përmbytura është zgjeruar ndjeshëm.
Mësohet se aktualisht rreth 6 mijë hektarë tokë ndodhet nën ujë, ndërsa situata më alarmante është në Obot. mësohet se aktualisht 717 shtëpi janë të izoluara, ndërsa 20 të tjera të përmbytura. Edhe pse gjendja është tepër e rënduar autoritetet vendore nuk e kanë shpallur ende situatën emergjente. Ndërkohë të izoluara janë edhe fshatrat Goricë, Darragjat dhe Shirgj. Probleme gjithashtu raportohen edhe në Dajç, Trush dhe në Velipojë.
Situata problematike shihet në Trush, pasi në rrezik nga përmbytjet është nënstacioni elektrik dhe ujësjellësi. Forca të shumta po punojnë për të shmangur një klatastrofë të tillë, e cila do të linte pa ujë mijëra familje.
Vetë kreu i komunës Ana e Malit, Xhevat Mollca, ka konfirmuar se nga kontaktet me drejtuesit e prefekturës nuk është shpallur gjendja emergjente, por sipas tij po veprohet njësoj si në kushtet e emergjencës.
Një ditë më parë për shkak të rritjes së nivelit të ujit autoritetet hapën një portë të Fierzës, e cila nxirrte 500 metër kub ujë në sekondë. Edhe pse u tha që gjithçka po bëhej në mënyrë të kontrolluar banorët e Nënshkodrës janë sërish të detyruar të vuajnë përmbyetjet e vit pas viti. Ndërkohë që ata nuk kanë marrë ende dëmshpërblimet e përmbytjeve të para.
Probleme ka shkaktuar edhe Liqeni i Shkodrës, pasi prurjet e shumta të Drinit pengojnë shkarkimi e tij. Kjo ka bërë që në rrugën e Shirokës dhe pedonale të ketë prezencë të ujit.
Për shkak të rreshjeve situata është problematike edhe në Goricë të Bulqizës. Prurjet e shumta të Drinit të Zi kanë bërë që të gërryhet dhjetra dynym tokë, ndërkohë që uji është duke u afruar pranë shtëpive. Intesiteti i lartëi ujit ka dëmtuar edhe argjinaturën e ngritur për të ndaluar përmbytjet, ndërsa në rrezik ljanë rreth 100 shtëpi. Më sohet se uji ka çarë kubikët e betonit të vendosur aty, duke rrezikuar seriozisht të gjithë fshatin.
Një tjetër rrezik për banorët e kësja zone shtë edhe hidrocentrali i Spillesë në Dibrën e Madhe, pasi nëse hapen portat e tij pritet të përmbyten me qindra hektarë tokë.