E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guangzhou kërkon Kakan

Klubi i pasur kinez Guangzhou Evergrande është duke përgatitur ofertë për mesfushorin e Real Madridit, Leite Kaka ka njoftuar e përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport dhe ajo spanjolle, AS.

Guangzhou i përkrahur nga një pronar miliarder synon të përcjell shembullin e rivalit Shanghai Shenhua që solli dyshen Didier Drogba dhe Nicolas Anelka.

Kampioni i Kinës është i interesuar për transferimin e Kakas i cili spekulohet se do të largohet nga Reali gjatë këtij afati kalimtar të verës. Guangzhou muajin e kaluar emëroi për trajner, italianin Marcelo Lippi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›