Pesë arsyet përse Spanja është në finale
Analizë / Super Kasiljas dhe një mbrojtje me nerva prej çeliku. Kundërshtarët e respektojnë në maksimum, ndërsa stoli jep garanci në çdo moment
Spanja shihej si favorite që para fillimit të Euro 2012, por kritikat e medias që prej ndeshjes së parë bënë që Spanja të luftonte edhe më fort për të çarë rrugën drejt finales, pasi nuk janë të paktë ata njerëz që kanë vënë në dyshim aftësitë e tyre për të shkuar deri në finale.
Skuadra e fundit europiane që ka arritur tre finale radhazi ishte Gjermania Perëndimore në vitet 1970, çka e bën performancën e Spanjës në gjashtë vitet e fundit edhe më mbresëlënëse. Pasi fitoi Euro 2008, Spanja fitoi edhe Kupën e Botës 2010 dhe tashmë është në finale të këtij turneu.
Nëse fiton të dielën, do të bëhet skuadra e parë që do të mbrojnë kurorën europiane si dhe e para që fiton radhazi tre turne të mëdhenj. Ja cilat janë pesë gjërat që e kanë ndihmuar Spanjën të arrijë për herë të tretë në një finale të madhe.
1.Kasiljas dhe mbrojtja
Kundërshtarët e kanë pasur të vështirë të mbajnë topin për shumë minuta përpara portës së tij, pasi portieri spanjoll ka qenë i mbrojtur shumë mirë nga mbrojtësit gjatë këtij turneu.
Por ka pasur raste kur është dashur të jetë protagonist dhe ka shkëlqyer. Kasiljas është lojtari i parë që ka fituar 100 ndeshje me Spanjën, ndërkohë që Spanja eliminoi Portugalinë të mërkurën në ndeshjen e tij të 136-të.
Që prej golit të shënuar nga Antonio Di Natale për Italinë në ndeshjen e parë të Europianit, ai ka kaluar 419 minuta pa pësuar gol. Ai është shquar për pritjet vendimtare ndaj Ivan Rakitiçit në ndeshjen e fundit në grup kundër Kroacisë.
2.Nerva çeliku
Skuadra e Visente del Boskes ka treguar se ka kurajën dhe vendosmërinë që i duhet për të përballuar presionin dhe që di të përfitojë nga rastet kur i jepet mundësia. Në ndeshjen e fundit, Serxhio Ramos shënoi një penallti sipas stilit Panenka, duke treguar se sa besim ka Spanja te vetja.
Kur rezultati i penalltive ishte 2-2, ishte radha e Ramosit për të gjuajtur penalltinë dhe ai e dërgoi në rrjetë me stik, ndërkohë që portieri portugez, Rui Patrisio, u hodh kot në të majtë. Presioni ishte mjaft i madh mbhi Bruno Alvesh, ekzekutuesi i radhës për portugezët, dhe qendërmbrojtësi trupmadh goditi traversën dhe e humbi penalltinë.
Çesj Fabregas kishte shansin ta çonte skuadrën në finale me penalltinë e radhës dhe lojtari i Barcelonës e tregoi veten duke realizuar golin vendimtar.
3.Forca e rezervave
Kur Spanja ka pasur probleme që të organizonte aksionet dhe të shfrytëzonte rastet e krijuara për shkak të mbrojtjeve të ngjeshura të kundërshtarëve këtë turne, Del Boske ka qenë në gjendje të fusë rezerva të cilat kanë bërë diferencën në fushë.
Fernando Torres, edhe pse ka humbur shumë raste, i shkaktoi Italisë shumë probleme pasi u fut si zëvendësues në ndeshjen e parë në grup, kurse Hesus Navas shënoi golin vendimtar kundër Kroaisë pasi u fut në lojë në pjesën e dytë.
Në çerekfinalen kundër Francës dhe në gjysmëfinalen kundër Portugalisë, Del Boske futi në lojë Pedron dhe Navas, të cilët kanë qenë kërcënim serioz për mbrojtjet kundërshtare. Aq më shumë, në ndeshjen kundër portugezëve, ishte zëvendësuesi Fabregas që shënoi penalltinë e fundit.
4.Frymëzuesi Injesta
Deri tani e vetmja gjë që i mungon Andre Injestës është goli. Maestro i Barcelonës ka orkestruar deri tani progresin e Spanjës nga një grup shumë i fortë dhe më pas diktoi në çerekfinale kundër Francës.
Ai ka gjuajtur 13 herë në portë në këto pesë ndeshje, por nuk ka qenë në gjendje të gjejë rrugën e rrjetës, madje trajneri Shei Given që shumë i zoti që nuk pësoi gol prej tij edhe pse Irlanda u mund 4-0 nga Spanja.
Disa nga shokët e tij kanë pasur ulje e ngritje në lojën e tyre, por Injesta gjatë gjithë kohës ka qenë aty ku ishte topi, duke e kërkuar atë për të organizuar lojën, madje i ka kritikuar shokët e skuadrës që nuk i jepnin topin. Ai ka qenë lojtari që i duhej Spanjës këtë turne.
5.Frika e kundërshtarëve
Spanja i ka lejuar kundërshtarit shumë pak raste për të kërcënuar portën e Kasiljasit, por në ato pak raste kundër kundërshtarët kanë arritur të shkojnë në portën e tij, një pjesë e atyre gjuajtjeve kanë qenë tepër të dobëta Kristiano Ronaldo humbi tre raste të mira për të shënuar me goditje standarde këtë të mërkurë kundër Spanjës, kurse Ivan Rakitiç nuk arriti të shënojë një gol të lehtë me kokë në fitoren minimale të Spanjës kundër Kroacisë.
Tri finale radhazi, barazohet Gjermania
Fitorja kundër Portugalisë e ka lejuar Spanjën të barazojë rekordin e tre finaleve radhazi të Gjermanisë, që deri më sot nuk ishte barazuar dot.Edhe gjermanët kanë luajtur në finalen e Europianit 1972 dhe 1976, si dhe në finalen e Kupës së Botës 1974. nëse fiton, Spanja bëhet skuadra e parë që merr tre tituj radhazi, pasi Gjermania Perëndimore e humbi penalltinë e tretë kundër Çekosllovakisë, me lugën e famshme të Panenkas.
