E Shtunë, 31 Tetor 2026

Isla: Tani Juventusi, më vonë Reali

Mauricio Isla do të bëhet zyrtarisht futbollisti i Juventusit para 3 korrikut por ylli kilian ka treguar se synon që në të ardhmen të transferohet në Real Madrid.

Isla ka përfunduar testet mjekësore me gjigantin torinez dhe pritet të nënshkruajë kontratë me kampionin e Italisë.

“Marrëveshja është gati, mungojnë vetëm nënshkrimet në kontratë dhe gjithçka do të jetë gati deri më 3 korrik”, deklaroi menaxheri Claudio Bagheggi.

Kurse, Isla i cili është duke u përgatitur për rikuperimin e plotë pas lëndimit të gjurit që pësoi sezonin e kaluar me Udinesen shtoi: “Besoj në aftësitë e mija dhe e di se një ditë do të luaj për Real Madridin”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›