Britani, astronomi i Mbretëreshës: “UFO-t janë mes nesh”
Autori i Lajmit: Redaksia
Londër - “Alienët mund të jenë midis nesh, por ne thjesht nuk mund ti dallojmë ata”. Kështu ka pohuar astronomi më i rëndësishëm britanik. Lord Martin Rees tha se “vizitorët e huaj” mund të jenë këtu në një formë tjetër, ndryshe nga ajo e perceptimit njerëzor. Lord Rees, presidenti i Akademisë shkencore, Royal Society, dhe njëkohësisht astronom i Mbretëreshës tha: “Ata mund të jenë përballë nesh, por ne thjesht nuk jemi në gjendje ti identifikojmë”. Profesori i respektuar vazhdoi si më poshtë: “Problemi është se ne po kërkojmë diçka që na ngjason shumë, duke pretenduar se të paktën ata do të kenë diçka të ngjashme si matematika apo teknologjia. Unë dyshoj se ata mund të jenë mes nesh por në forma që ne nuk i perceptojmë dot. Ashtu siç shimpanzetë nuk mund të kuptojnë teorinë kuantike, mund të ketë dhe aktivitete jetësore të cilat janë përtej kapacitetit të perceptimit të trurit tonë. Këto komente të Rees erdhën pas përfundimit të një konference mbajtur për 350 vjetorin e krijimit të Royal Society. Pak ditë më parë, media britanike botoi lajmin e një raporti konfidencial të lëshuar nga dosjet e Arkivës Kombëtare të Ministrisë së Mbrojtjes. 6000 faqet e raportit sekret që kishin mbledhur informacion nga viti 1994-2000, përfshinte dhe pretendimin shumë dëshmitarë kishin parë objekte të çuditshme. Madje disa prej tyre thonë se një disk fluturues kishte qëndruar sipër shtëpisë së ish- ministrit të Brendshëm Hovard dhe, me sa duket, kishte qëndruar për një kohë të gjatë duke e monitoruar atë. Dosjet sekrete të Ministrisë së Mbrojtjes tregojnë skica dhe vizatime të diskut fluturues. Një nga këto vizatime është bërë nga një dëshmitar që pretendon se ka parë një disk fluturues me drita të kuqe të fluturonte mbi Colsterworth në Lincolnshire.
Ky lajm është publikuar: 23/02/2010