E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Guardian": Raport shokues per Thaçin

Raporti i hetimit citon burime nga FBI dhe sherbime te tjera inteligjence


Gazeta londineze: Kryeministri i Kosoves, ne krye te nje grupi mafioz


Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi, qendron ne krye te nje grupi mafioz shqiptar pergjegjes per kontrabanden e armeve, droges dhe trafikut te organeve ne te gjithe Europen Lindore, sipas nje raporti te Keshillit te Europes mbi krimin e organizuar.


Britanikja "The Guardian" raporton se Hashim Thaçi eshte identifikuar si "bosi" i nje rrjeti qe ka filluar aktivitetin kriminal ne prag te luftes ne Kosove ne vitin 1999, ndersa vete Thaçi ka qendruar "i forte me qeverine e tij qe nga ai vit", - sipas gazetes prestigjioze londineze.


Raporti i hetimit citon burime nga FBI dhe sherbime te tjera inteligjence. Emra si Thaçi kane pasur ndikim te forte ne dekaden e fundit dhe "kontroll te dhunshem" te tregut te heroines, shkruhet ne raport. Te tjere afer Thaçit jane akuzuar per tregti te organeve njerezore. Me tej, ne artikull shkruhet se nje proces ligjor filloi dje ne Prishtine, ku po shqyrtohen raste te trafikut te organeve, te zbuluara nga policia ne vitin 2008.


E perditshmja britanike shkruan se ky raport vjen ne nje periudhe vendimtare per Kosoven, e cila te dielen zhvilloi zgjedhjet e saj te pare qe nga shpallja e pavaresise nga Serbia ne vitin 2008. Thaçi deklaroi fitoren ne zgjedhjet dhe ka kerkuar per te formuar nje koalicion me partite e opozites.


Hartuesi i raportit, Dick Marty, nje investigues i te drejtave te njeriut, do te paraqese kete raport para diplomateve europiane nga 47 shtete anetare, ne nje takim ne Paris kete te enjte. Raporti i Marty tregon lidhjet e Thaçit me krimin e organizuar per me shume se nje dekade, ku besniket e "Grupit te Drenices", - u bene fraksioni dominant brenda Ushtrise Çlirimtare te Kosoves.


Raporti thote se supremacia e grupit te tyre ndaj grupeve te tjera me te vogla guerile, u mundesoi atyre qe ne 1998 ta kishin te lehte te merrnin nen kontroll organizatat e medha kriminale, ne te cilat kosovaret kane qene te perfshire ne jug te kufirit, ne Shqiperi.


Raporti vazhdon me tej dhe tregon se gjate konfliktit ne Kosove trupat e Sllobodan Millosheviçit, i pergjigjeshin sulmeve nga ana e UÇK-se, duke orkestruar nje fushate te tmerrshme te spastrimit kunder shqiptareve etnik ne kete territor. Vleresohen me shume se 10.000 te vrare nga serbet


Ndersa jane kritikuar krimet serbe, Marty thote se bashkesia nderkombetare ka zgjedhur te injoroje krimet e dyshuara te luftes qe kryheshin nga UÇK-ja, duke vendosur nje çmim, per te arritur nje fare stabiliteti ne terma afatshkurtra me armikun.


Ai arrin ne perfundimin se gjate luftes ne Kosove dhe per thuajse nje vit me pas, forcat e Thaçit, u hakmoren kunder serbeve, romeve dhe shqiptareve, te cilet akuzoheshin se kishin bashkepunuar me armikun.


Thaçi dhe kater anetare te tjere te "Grupit te Drenices" jane permendur ne raport, si realizues te vrasjeve, arrestimeve, rrahjeve dhe marrjes ne pyetje. Kjo vije e ashper e UÇK-se ka mbajtur pushtetin ne nje periudhe te konsiderueshme ne Kosove gjate gjithe dekades se fundit, me mbeshtetjen e fuqive perendimore te etur per te siguruar stabilitet ne shtetin e ri.


Raporti paraqet nje pamje te pergjithshme te komandanteve te ish - UÇK-se, dhe rolin vendimtar qe ata kane luajtur ne veprimtarine kriminale te rajonit ne dekaden e fundit.


Ai thote: "Ne raportet konfidenciale qe perfshijne me shume se nje dekade, agjencite e perkushtuara per luftimin e kontrabandes e droges ne te pakten pese vende e kane quajtur Hashim Thaçin dhe anetaret e tjere te "Grupit te Drenices" se kane ushtruar kontrolle te dhunshme mbi tregtine e heroines dhe substancave te tjera narkotike.
Marty shton me tej se Thaçi dhe te tjeret e grupit te Drenices jane quajtur vazhdimisht si "lojtaret kyç" ne raportet e sherbimit te fshehte per krimit e organizuar.


Hetimi i tij ishte porositur pas deklarimeve te ish prokurores se Hages per krimet e luftes Carla del Ponte, se ajo ishte penguar per te hetuar zyrtaret e larte te UÇK-se. Kerkesa me shokuese e saj , nepermjet se ciles ajo kerkonte hetim te metejshem te UÇK-se, perfshinte kontrabanden e roberve serbe pertej kufirit ne Shqiperi, ku u merreshin organet.


Raporti, thekson se ky nuk eshte nje hetim penal, dhe nuk mund te shprehe gjykime per fajesi apo pafajesi, por i jep disi te drejte pretendimeve te Carla del Pontes.
Ai thote se UÇK-ja ka mbajtur shume rober serbe nepermjet nje rrjeti te fshehte ne
gjashte vende te paraburgimit ne Shqiperi.


Grupi i Thaçit i quajtur "Grupi i Drenices" mban pergjegjesine me te madhe per burgjet ad-hoc dhe fatin e atyre qe jane mbajtur ne to. Mendohet se te burgosurit jane transferuar ne nje burg te Tiranes, nga ku u jane marre dhe veshkat e tyre, - sipas "The Guardian".


Marti ne raport arrin ne perfundimin se shenjat e nje marreveshjeje te fshehte mes nje klase kriminale dhe institucioneve dhe figurave te larta politike jane te shumta dhe serioze per t'u injoruar.


"Kjo eshte nje e drejte themelore e qytetareve te Kosoves per te ditur te verteten, dhe gjithashtu nje kusht i domosdoshem per bashkejetesen mes komuniteteve per nje te ardhme te begate te vendit", - pohon Marty. Ne qofte se ndodh ashtu siç pritet qe raporti te miratohet zyrtarisht nga Komisioni kete jave, rezultatet do te shkojne ne asamblene parlamentare vitin qe vjen

Linku ku eshte shkrimi
http://www.guardian.co.uk/world/2010/dec/14/kosovo-prime-minister-llike-mafia-boss


SMS e Krasniqit per bashkepartiaket


Prishtine, 14 dhjetor - Mbushja e kutive dhe votimi i shumefishte qe eshte mundesuar edhe nga mosfunksionimi i llambave ultravjollce per verifikimin e gishterinjve, kane bere qe zgjedhjet e se dieles te jene proces i demtuar elektoral.


Manipulimet mendohet qe te kene arritur kulmin ne Drenas e Skenderaj, por nuk kane munguar as ne komunat e tjera. Ne te pakten nente komuna ka pasur mungese te llambave, dhe pastaj votim te shumefishte ne te njejtat vendvotime.


Ne emisionin Interaktiv, "Koha Vizion" ka emituar mbreme nje videoinçizim te nje SMS-je te sekretarit te pergjithshem te PDK-se, Jakup Krasniqit, drejtuar pergjegjesve te kesaj partie, qe u referohet ankesave brenda partise per manipulim te votave, te cilin po e japim edhe ketu.


Krahas deklarimeve te misioneve diplomatike, keqperdorimet me vota i deshmojne videoinçizimet amatore qe jane bere nga qytetare te ndryshem. Nje i tille eshte shfaqur nga "Vetevendosja", ndersa nje tjeter, eshte bere nga nje vezhgues i "Demokracise ne Veprim". "Demokracia ne Veprim" ka materiale vizuale, pra videoinçizime dhe fotografi te keqperdorimeve per Skenderaj, Drenas dhe Mitrovice.


Raportimet e dyshimta kane bere qe brenda vete partnereve te koalicionit te kete tensione dhe kundershtime, nese duhet raportuar parregullsite apo jo.

http://www.kohaditore.com/index.php?cid=1,70,43449

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›