E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet pas 8 vitesh i dënuari me 24 vite burg për vrasje

Tirane, 14 dhjetor, NOA –Drejtesia shqiptare ka arritur te sjelle ne vend per te vuajtur denimin nje te denuar me 25 vite burg per vrasje.

Behet fjale per 34-vjeçarin Altin Preng Nikolli i lindur ne Puke. Nikolli eshte ekstraduar mbremjen e djeshme, rreth ores 17:30, Italia. Ai kerkohej prej 8 vitesh nga drejtesia shqiptare. Me 09 qershor te vitit 2002 Nikolla ka vrare ne Kamez, tek rruga e Laknasit, Pjeter Qafen.

Nikolla e ka kryer vrasjen ne bashkepunim me babain dhe vellain e tij. Vrasja eshte kryer per motive te dobeta pas nje konflikti qe kishte lindur pak kohe para vrasjes midis Altin Nikollit dhe Pjeter Qafes.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane e ka denuar ne vitin 2006 me 25 vite burg Nikollen, nderkohe qe ai prej disa vitesh ishte larguar nga vendi.

Ai u akuzua per vrasje me paramendim  dhe armembajtje pa leje. Pak kohe pas dhenies se vendimit, Interpol Tirana ne bashkepunim me Interpol Romen me daten 23 dhjetor 2006, kane arritur ta arrestojne ate ne Como te Italise.

a.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›