E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasjet ne janar 79, ne dhjetor 83

Policia raporton shifra te ndryshme vrasjesh per vitin e kaluar, per te ngushtuar diferencen me aktualet


Gjate ketij viti u raportuan 103 vrasje. Rriten akidentet dhe krimi ndaj prones


TIRANE- Jo pak por 24 raste te krimit te vrasjes se personave me teper jane shenuar gjate vitit 2010, nga Policia e Shtetit ndersa eshte vene re edhe nje ulje e zbulueshmerise se kesaj vepre penale me 9 te tilla me pak, krahasuar me vitin e kaluar. Ky fakt u konstatua dje gjate analizes 11- mujore te mbajtur nga Policia e Shtetit, ne ambientet e Hotel Tiranes.


Nderkaq, statistikat e ofruara nepermjet kurbes, ne njoftimin e Policise se Shtetit tregojne vitin e kaluar, shifra te ndryshme nga ato te lexuara nga Drejtori i Pergjithshem.


Keshtu vitin e kaluar, ne analizen e Policise se Shtetit, jane publikuar 79 vrasje, duke patur edhe minimumin e numrit te vrasjeve ne vend qe prej me teper se 20 vitesh. Nderkohe, ne kurben e ofruar nga zyra e shtypit, e Policise, nr i vrasjeve raportohet te kete qene 83 te tilla.


Nuk kuptohet nese numri i vrasjeve te raportuara, ne kete situate eshte nje lapsus apo nje levizje per te minimizuar renien ne sy te rritjes se numrit te vrasjeve te ndodhura gjate ketij viti ne vend. Gjate analizes dhe prezantimit te shifrave, kreu i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj, tha se konstatohej renie e krimit te organizuar, krahasuar me vitin 2009.


Kreu i policise se shtetit tha se gjate ketij viti jane kryer 4 operacione nderkombetare, jane shkaterruar 21 grupe kriminale qe operonin ne vend. Gjate vitit 2009, Policia e Shtetit ka ekstraduar 46 persona, ndersa ishin arrestuar per krime te ndryshme me teper se 1900 persona te shpallur ne kerkim.


Sa i perket trafikut te droges, kreu i Policise tha se kishte nje renie te ndjeshme te transportit te kesaj kategorie ne territorin e vendit. Sa i perket luftes ndaj ketij fenomeni, ai tha se jane goditur 47 grupe te narkotikut.


Krimet ndaj prones, vihet re te kene pasur edhe nje rritje te shifrave, fakt i theksuar nga vete Drejtori i Pergjithshem i Policise edhe gjate analizes se disa diteve me pare te zhvilluar ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Tiranes.


Kjo kategori e veprave penale ishte ajo qe kishte pasur rritjen e saj me te madhe, krahasuar me vitin e kaluar. Burgaj nderkaq tha se Policia e Shtetit gjate ketij viti ka perballuar situata te veshtira, duke vleresuar punen e efektiveve qe ai drejton.


Aksidentet


Nje tjeter moment i punes se policise, i analizuar dje ishte numri i aksidenteve te ndodhura ne akset dhe segmentet rrugore te vendit.Sipas kreut te Policise, Burgaj, numri i aksidenteve eshte rritur me 9 per qind ne krahasim me vitin e kaluar. Keshtu sipas tij, jane shenuar 1468 aksidente ku kane humbur jeten 365 persona.


Sipas tij, shkak per aksidentet eshte bere rritja e intensitetit te levizjes dhe konkretisht ne periudhen e veres. Burgaj beri edhe nje krahasim lidhur me shtimin e mjeteve te ndryshme qe qarkullojne ne akset e vendit dhe rruget e qyteteve te Shqiperise.


Sipas tij, eshte verejtur nje shtim i tyre, çka ka rritur edhe numrin e aksidenteve. Por Burgaj pohoi se per nga sasia e numrit te automjeteve, ka pasur me pak aksidente krahasuar me nje vit me pare.


Berisha: Kapni trafikantet e droges, jo shoferet e kamioneve


Gjate analizes se djeshme vjetore te Policise se Shtetit, mori pjese edhe kreu i qeverise, Sali Berisha. Ai kujtoi se strukturat e antidroges ne vend, nuk duhet te ndalonin "te ndalojne kamionin me droge, te ndalojne dhe drejtuesin e automjetit", per te cilin shpesh raportohet se eshte larguar ne drejtim te paditur.


"Doganierit mund t'i shpetoje drejtuesi, pasi gjate kontrollit te automjetit per droge ai mund te jete larguar.. por jo juve",- saktesoi Berisha. Ai foli ne lidhje me garancite qe duhej te jepte Shqiperia, per te mos eksportuar krimin ne vendet e BE-se. "Ju takon ju te jepni garanci per nje bashkepunim ne menyre qe qytetaret e vendeve europiane te mos kene shqetesime.


Ne çdo vend ka kriminalitet dhe asnje qeveri tjeter nuk ka pse te marre persiper dhe kriminalitetin e nje vendi tjeter"- tha kreu i qeverise, vetem nje dite perpara dates se lajmeruar per liberalizimin e vizave nga BE per shqiptaret.


"Do te bejme çdo gje qe krimi te mos mund te perdoret ne dem te interesave te qytetareve te vendeve te tjera",- vazhdoi kryeministri. Te njejten mbeshtetje ai i ofroi Policise edhe vitin e kaluar ne lidhje me uljen e aksidenteve, por e vetmja risi eshte ngritja e struktures se kontrollit te autostradave ne vend.


Gjithsesi edhe nje here kreu i qeverise premtoi mbeshtetjen qe ai i jepte policise. Sa i perket aksidenteve, Berisha, kerkoi qe policia te punonte me kujdes ne kete drejtim. Kreu i qeverise kerkoi rritjen e kontrollit dhe arritjen e aksidenteve ne mesataren e vendeve te Bashkimit Evropian.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›