E Diel, 1 Nëntor 2026

Shantazh me foto nudo, biznesmenit plak

Prokuroria kerkoi denimin e tyre me pese vite burg ne total dhe nga 6 mln leke gjobe secilit


Nje grua nga Vlora dhe dhendri i saj, akuzohen se i kerkuan 1.5 mln leke pronarit te nje lokali

TIRANË- Prokuroria per Krime te Renda ne kryeqytet, kerkoi denimin me 5 vite burg dhe 1.2 milione leke te reja gjobe per dy te pandehurit Gençi Kajtalli dhe vjehrres se tij, Florika Haxhiaj (Beja) nga Vlora, pasi te dy se bashku i kerkonin ne forme "gjobe" nje te moshuari 72- vjeçar te paguante 1.5 milione leke, ne te kunderten do t'i publikonin foto nudo, te bera me dhune me te pandehuren ne shtrat.


Prokurori i çeshtjes, dje ne seançen e 21 gjyqesore, lexoi konkluzionet perfundimtare te akuzes, ku kerkoi qe togat e zeza deklaronin fajtore dy te pandehurit per akuzen e "shtrengimit me ane te kanosjes ose dhunes per dhenien e pasurise" e kryer ne bashkepunim dhe "Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike", pasi ne momentin e arrestimit i eshte gjetur nje sasi e vogel hashashi.


Sipas pretences se prokurorit, i pandehuri Genç Kajtalli cilesohet edhe si ideatori dhe organizatori i kesaj "gjobevenie" ndaj 72- vjeçarit dhe per kete krim, kerkoi denimin e tij me 3 vjet heqje lirie dhe 600 mije leke te reja gjobe.


Ndersa, per te pandehuren Florika Haxhiaj (Beja), prokurori kerkoi denimin e saj me 2 vjet burg dhe 600 mije leke te reja gjobe, pasi kishte bashkepunuar ne krimin e iniciuar nga i pandehuri Kajtalli.


Kryesuesi i peseshes gjykuese, gjyqtari Fran Prendi, pas leximit te konkluzioneve te akuzes, vendosi nderprerjen e seances gjyqesore duke i lene kohe mbrojtjes dhe te pandehurve te pergatisin pretendimet perfundimtare per akuzat.


Sipas akuzes, me 5 nentor te vitit 2009, nje plak 72- vjeçar nga Vlora, me inicialet N.L. eshte paraqitur ne poliçi duke kallezuar ngjarjen e dy diteve me pare qe i kishte ndodhur, ku ishte dhunuar, zhveshur dhe me pas fotografuar me dhune ne shtrat me te pandehuren Florika Haxhiaj nga dy persona te tjere.


Keto fotografi, autoret i kishin perdorur me pas per t'i kerkuar 1 milion leke ne forme gjobe te moshuarit, i cili rezultonte pronari i nje lokali ne Ujin e Ftohte prane vendit te njohur me emrin "Kalaja".


"Duke qene se njiheshin prej vitit 2001, Haxhiaj, ne shtator te 2007, i ka kerkuar 50 mije leke te reja borxh 72- vjeçarit, pasi i duheshin per shpenzimet gjyqesore, duke qene se ishte ne divorç nga i shoqi.


Me pas, e pandehura i ka marre edhe serish 10 mije leke te reja, ne prani te bashkeshortes se te demtuarit N.L."-thuhet ne dosje. Pavaresisht se parate kishin vite qe ishin marre nga e akuzuara ajo nuk po denjonte t"i kthente. Ne keto kushte, paraditen e 2 nentorit 2009, pronari i lokalit, kishte takuar te pandehuren, duke i kerkuar parate.


Ajo pas nje bisede, i kishte premtuar se do t'ia jepte parate po ate dite por me vone duke i dhene numrin e telefonit. I demtuari i kishte telefonuar disa here, por ajo nuk ishte pergjigjur duke mbyllur telefonin deri ne ora 21:00 te mbremjes.


Ne kete kohe, Haxhiaj ka hapur telefonin dhe ka ftuar te demtuarin te shkonte te banesa e saj te nesermen ne mengjes per te marre parate. Rreth ores 09.30, i demtuari N.L, ka shkuar ne shtepine e te pandehures duke u ulur te pine kafe.


Nderkaq ne kete kohe, ne shtepine e gruas kane mberritur dy persona qe duke kerçenuar i kane bere foto te moshuarit, bashke me borxhlien dhe fotot e kane kercenuar t'ia dergojne te afermve te familjes se tij ne Vlore. Nje veprim i tille do te kryhej nese ai nuk iu jepte personave shumen prej rreth 1 milion leket brenda pak ditesh dhe te mos i kerkonte borxhin prej 60 mije lekesh te reja .

"Pronari" u detyrua te pozonte nudo


Kur burri i moshuar me inicialet N.L., ndodhej ne banesen e te akuzuares per grabitjen e tij, dhe po tentonte te pinte i qete kafen me borxhlien nga e cila priste te merrte parate, gruaja eshte ngritur 2 here nga vendi me justifikime te ndryshme.


Nderkohe mesohet se keto levizje kane pasur qellim njoftimin e dy personave se pronari i lokalit ne Ujin e Ftohte ndodhej me te ne banese. "Pas pak kohe, ne shtepi kane hyre dy persona, njeri prej te cileve ishte identifikuar te ishte Gençi Kajtalli, dhendri i te pandehures Florika Haxhiaj (Beja).


Bashke me te ndodhej edhe nje person rreth 25 vjeç, te cilin i demtuari kishte rrefyer se nuk e njihte. Te dy ata kane nisur ta fyejne dhe ta kerçenojne te moshuarin me inicialet N. L. Ne kete menyre ata e kane detyruar te shkoje ne dhomen e gjumit dhe te zhvishet vetem me te mbathura.


Prane tij, eshte vendosur Hoxha, thuajse e zhveshur, pasi mbante ne gjoks vetem reçipetat dhe qendronte ulur prane "dashnorit te sajuar". Ne keto momente dy personat kane nisur te fotografojne dhe te filmojne te moshuarin qe dukej sikur flirtonte me gruan.


Me tej, nepermjet kercenimeve, i kane komunikuar se fotot dhe filmimet lakuriq te tij do t'i çonin tek bashkeshortja dhe familjaret e tij, e kane detyruar te demtuarin, te nenshkruaje nje deklarate ku ai pohonte se i kishte borxh Gençi Kajtalli 1 milion leke te reja qe do t'ia jepte me 9 nentor 2009,- tha prokurori ne fjalen e tij.


I moshuari i eshte drejtuar policise duke kallezuar shantazhin dhe vjedhjen me dhune ndaj tij. Pas denoncimit eshte organizuar dorezimi i parave, duke arrestuar edhe te dyshuarit, prane nje vendi te njohur me emrin "Rrapi".


Ne kete moment policia ka nderhyre duke arrestuar Kajtallin bashke me vjehrren e tij, duke i derguar ne polici e cila me pas ka referuar dosjen ne Prokurorine e Krimeve te Renda

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›