E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet me kanabis, fshihte edhe nje thike

Tirane, 15 dhjetor, NOA – Dje ne mbremje, forcat e policise se Tiranes bene te mundur kapjen dhe me pas, arrestimin ne flagrance te 16-vjeçarit me inicialet E.P, banues ne Tirane.

Siç ato konfirmojne per agjencine e Lajmeve NOA, kapja dhe arrestimi i tij u krye sepse dje ne rrugen “Frosina Plaku”, pas nje kontrolli te ushtruar, iu gjet e iu bllokua ne cilesine e proves materiale 7.2 grame lende narkotike e dyshuar kanabis sativa, nje arme e ftohte thike, si dhe nje motor.

Materialet ne ngarkim te tij i kaluan prokurorise se Tiranes, per konsumim te vepres penale te “Prodhimit dhe te shitjes se lendeve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. 

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›