E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prizreni: Jam gati për botërorin e Stambollit

Mundësi kuksjan shprehet i gatshëm për veprimtarinë e fundit madhore në këtë sport përpara Olimpiadës së vitit 2012

Mundësi i njohur kuqezi, Said Prizreni po bëhet gati për Kampionatin Botëror të Mundjes, që do të statrojë pas pak ditësh në Stamboll të Turqisë. Kampioni i mundjes, që ka fituar dy medalje për Shqipërië, një bronzi në vitin botërorin e vitit 2007 dhe një argjendi në europianin e fundit, shpreson që të arrijë normën kualifikuese për në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen verën e ardhshme në Londër. Për Prizrenin, pjesëmarrja në Olimpiadë është maksimumi për një sportist dhe ai kërkon të bëjë një paraqitje dinjitoze në botërorin e Turqisë që të kapë pikët e nevojshme për të qenë prezent në evenimentin më madh sportiv në botë. “Është gara më e rëndësishme e vitit, sepse është edhe normë kualifikuese për në Olimpiadën Londër 2012. Fazën përgatitore e bëra në Gjermani si dhe bëra një fazë tjetër përgatitore dhjetë ditore në Bullgari,” ka komentuar Sait Prizreni, që më pas ka vlerësuar pjesëmarrjen në një kampionat elitar si një plus të madh në rritjen e formës së tij sportive. “Ka qënë një plus i madh për mua që të garoj në një kampionat të fortë siç është Bundesliga e Gjermanisë. Është një kampionat shumë i fortë dhe besoj se në këtë botëror do të bëj një garë të mirë.”

Më pas, Prizreni komenton edhe situatën më të fundit në lidhje me ambientet e Dinamos. Sipas tij, Drejtoresha e Agjencisë së Sporteve, Klodiana Shala, ka bërë një punë të mirë, duke u siguruar sporteve të ashtuquajtura të vogla, një ambient të denjë për t’u grumbulluar. “Është për t’u vlerësuar puna që ka bërë Klodiana Shala, ku jo vetëm unë, por edhe disa spostistë të tjerë të mundjes, të peshëngritjes dhe të atletikës që akomodohen aty. Mesa di unë, problemi i Dinamos është zgjidhur dhe kompleksi është në funksion të sportit,” ka përfunduar prononcimin e tij Said Prizreni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›