E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heynckes: Mund të përmirësohemi

Trajneri i Bayernit të Munichut, Jupp Heynckes është i bindur se ekipi i tij mund të përmirësohet edhe pas fitores prej 7-0 ndaj Freiburgut.

“Unë sigurisht se jam i kënaqur. Ishte paraqitje klasike nga ekipi im, sidomos në pjesën e parë.

“Çfarë më kënaq më shumë është se të gjithë lojtarët po punojnë në mbrojtje, por jam i bindur se ne mund të luajmë futboll më të mirë, sidomos kur përballemi me kundërshtarë më të fortë. Ne e dimë se duhet të përmirësohemi, sepse ne kemi një kalendar të ngjeshur për ditët në vijim”, deklaroi Heynckes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›