Yjet e artit koncert bamirësie për viktimat në Haiti
NJU JORK- Dhjetëra emra të mëdhenj të muzikës dhe kinemasë kanë marrë pjesë në një koncert madhështor bamirësie për viktimat e tërmetit në Haiti. Ata kërkuan nga bota të jepnin sa më shumë që ishte e mundur në mbështetje të viktimave të tërmetit në Haiti. Thirrja u bë gjatë spektaklit të bamirësisë të drejtuar nga aktori Xhorxh Klluni dhe rreperi i lindur në Haiti, Viklef Xhin. Spektakli “Shpresë për Haitin tani” u ndoq live përmes televizionit, internetit dhe telefonave mobilë në gjithë botën. Në shfaqje u bashkuan 100 emra artistësh e këngëtarësh të njohur. Gjithë paratë e mbledhura nga shikuesit dhe shitja e këngëve të kënduara në këtë shfaqje, do të dërgohen për 1.5 milionë të pastrehët në Haiti.(s.g/BalkanWeb)