E Diel, 1 Nëntor 2026

Platini: Moviola e padobishme, gjyqtarët e zonës janë zgjidhja

Mishel Platini flet për herë të parë pas faullit me dorë të Tierri Henri, që i dhuroi Francës kualifikimin në Botërorin 2010. i intervistuar nga "L‘Equipe", presidenti i UEFA-s nuk e shfajësoi bashkëkombësin, por theksoi se është kundër përdorimit të Moviolës në fushë. Sipas tij, zgjidhja mbeten gjyqtarët e zonës. "Një arbitër, pas portës, do ta kishte parë faullin e Henrisë", tha Platini. "Moviola në fushë nuk është një zgjidhje e mirë. Këtë e them nga përvoja, por edhe në aspektin ekonomik. Prej kohësh kam thënë se duhet të bëjmë diçka për të ndihmuar ‘xhaketat e zeza‘ dhe mbështesim drejtimin me pesë gjyqtarë në fushë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›