E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola Barcelona te veshtire te perserise arritjet e dy sezoneve te fundit

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka pranuar se për skuadrën e tij gjërat po bëhen gjithnjë e më të vështira dhe barazimit 2-2 ndaj Milanit, në ndeshjen e parë të Championsit është shembulli për këtë. Tiago Silva shënoi në minutën e dytë të kohës shtesë, duke vënë barazpeshën në “Kamp Nou”. Milani e shënoi golin e parë pas 24 sekondash lojë me anë të Patos, duke regjistruar golin e pestë më të shpejtë në historinë e Championsit. Ndërkohë, Pedro dhe Vila shënuan golat për katalanasit, të cilët synojnë trofeun e tretë në katër edicionet e fundit. Trajneri Pep Guardiola deklaroi:

“Ne do të na pëlqente që edhe ata të luanin, por Milani qëndroi në mbrojtje dhe kjo na i vështirësoi gjërat. Ne e gjetëm mënyrën për të shënuar dhe për të kaluar në avantazh, por jemi të dëshpëruar sepse ishin shumë pranë tri pikëve që do të na jepnin vendin e parë në grup. Gjithsesi, duhet të shohim edhe aspektet pozitive të ndeshjes dhe fakti që skuadra ime mund të shënojë në çdo moment, pastaj është normale që gjërat të vështirësohen ndeshje pas ndeshje.”

Nga ana tjetër, trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, është mjaft i kënaqur pas barazimit në Barcelonë. Ai beson se kjo paraqitje do t’i jap kuqezinjëve besim gjatë gjithë sezonit.”

“Në futboll, kur nuk mund të kontrollosh ndeshjen, duhet të dish të mbrohesh që të arrish një rezultat pozitiv. U mbrojtëm shumë mirë dhe nuk i lejuam hapsira skuadrës që e qarkullon topin më mirë se kushdo tjetër. Padyshim që goli i shpejtë i Patos na ndihmoi. Unë kam besim te kjo skuadër dhe pas një paraqitje të tillë edhe lojtarët besojnë se mund të shkojnë shumë larg në këtë edicion të Championsit.”

Në raundin e ardhshëm të ndeshjeve, Barcelona do të udhëtojë për në fushën e BATE Borisovit, ndërsa Milani pret Viktoria Plzen në “San Siro”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›