Liga e Kampioneve/ sonte nje tjeter mbremje e madhe
Bajerni i Mynihut shkon në fushën e Vilarealit, ndërsa Mançester Siti pret Napolin në ndeshjet e para për Grupin A të Championsit, i ashtuquajtur “grup i hekurt”. Trajneri veteran i Bajernit, Jup Hejnkes, do të drejtojë për herë të parë një ndeshje në Ligën e Kampioneve, që pas vitit 1998 kur e fitoi këtë veprimtari në stolin e Real Madridit. 66-vjeçari ka misionin e vështirë ta udhëheqë Bajernin drejt finales, e cila në këtë edicion do të luhet në “Allianz Arena”. Bajerni, që në javën e fundit të Bundesligës fitoi 7-0 ndaj Fraiburgut me katër gola të shënuar nga Mario Gomez, luan në fazën me grupe pasi eliminoi Zyrihun në “play off”. Nga “play off” vjen edhe Vilareali. Për nëndetësen e verdhë kjo është pjesëmarrja e tretë në Champions, ku synon të bazohet te fortesa “El Madrigal”. Në sfidën tjetër të këtij grupi, Mançester Siti dhe Napoli do të debutojnë në Champions League. Siti i Mançinit, pas rreth 600 milionë paundëve të shpenzuara në harkun e dy vjetëve ka ndëtuar një supër-ekipi, i cili është në vendin e parë të Premier Ligës. Argjentinasi Serxhio Aguerro është ambientuar në mënyrë perfekte dhe ka shtuar konkurencën në sulmin e bluve ku gjenden dhe Dzeko, Tevez dhe Balotelit. Ndërkohë, Napoli ka marrë pjesë në të ashtuqujturën Kupë Kampionesh, në fundin e viteve 80-të kur kishte në rradhët e tij Maradonën.
Reali i Madridit, skuadra rekordmene me nëntë suksese në Champions, e nis rrugëtimin nga sfida e sotme në Zagreb kundra Dinamos vendase. “Merengesit” nuk do të kenë në stol trajnerin Hoze Mourinjo, i skualifikuar për tri ndeshjeve pas kartonit të kuq të marrë në gjysmëfinalen e sezonit të kaluar ndaj Barcelonës. Reali e ka nisur kampionatin spanjoll me dy fitore, ndërsa për Dinamon kjo do të jetë ndeshja e dekadës. Të 40.000 bileta e stadiumit “Maksimir” janë shitur prej kohësh. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Ajaksi pret Lionin, ndërsa një tjetër “peshë e rëndë” që do të zbresë në fushë është Mançester Junajtid. “Djajtë” luajnë në Lisbonë ndaj benfikës, një tjetër ekip që e ka fituar Championsin në të kaluarën. Sër Aleks Ferguson pret një përballje të vështirë.
“Ata kanë një histori fantastike. Ne e dimë që të vish këtu është gjithmonë e vështirë. Kur kemi luajtur në Lisbonë të kaluarën, asnjëherë nuk e kemi pasur të lehtë. Duke parë përbërjet e të dyja skuadrave mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur, me rezultat të paparashikueshëm.”
Ndërkohë, Interi do të përpiqet të harrojë fillimin me humbje në Serinë A, teksa peret Trebzonsporin. Trajneri Gaseprini do të aktivizojë Shnejderin dhe Zaraten në mbështetje të sulmuesi Pacini, ndërsa Milito do ta nisë ndeshjen nga stoli. Trabzonspori merr pjesë në Champions, pas skualifikimit në tavolinë të Fenerbahçes, kampione Turqisë në sezonin e kaluar. Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Lila pret CSKA-në e Moskës.