Iniesta mungon një muaj

Nga Express më 14 shtator 2011 në ora 14:40
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta nuk do të mund të luajë për katër javë, pas një tërheqjeje muskulore që e pësoi në këmbë, në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve ndaj Milanit.
Përfaqësuesi spanjoll u zëvendësua me bashkëkombësin Cesc Fabregas, në barazimin 2:2 në Camp Nou. Iniesta do të mungojë në 5 ndeshjet e ardhshme të Barçës, përfshirë këtu në takimet e La Ligas ndaj Valencias e Atletico Madridit dhe në Ligën e Kampionëve ndaj BATE Borisov.
Ky ishte lëndimi i dytë që e brengos trajnerin Pep Guardiola në harkun e disa ditëve, pas atij të Alexis Sanchezit, në barazimin 2:2 ndaj Real Sociedadit.