Demaci: Mafie nderkombetare ne Kosove
INTERVISTA/ "Nje mafi nderkombetare, e cila po vepron ne ate menyre qe nuk po pyet per vullnetin, as per interesin e popullit, por po vepron per t'i mbushur xhepat e vet", thote Adem Demaci ne intervisten qe i dha dje, radios Evropa e Lire
Si i vleresoni debatet qe jane zhvilluar kohet e fundit mbi protokollet qe jane nenshkruar dhe qe do te nenshkruhen nga EULEX-i dhe Serbia?
Po vazhdon ajo cka ka filluar. Fillimi e burimi i te gjitha ketyre rrethimeve qe po na i ben bashkesia nderkombetare, kane nisur qysh ne Rambuje, me aprovimin e Rezolutes 12 44, prej se ciles ne nuk po mund te dalim. U bene gabimet, pastaj iu bene leshime aq te medha zotit finlandez qe na e beri projektin, i cili per ne eshte katastrofal. Ne suaze te atij projekti, te cilin shqiptaret po e pranojne e serbet nuk po e pranojne, cka eshte absurditeti me i madh qe s'e pranojne serbet e shqiptaret e pranojne, ose detyrohen ta pranojne, tash na i imponojne neve disa gjera, qe per cdo dite, jo vetem me rastin e ketij protokolli, po edhe me shume gjera tjera qe po na vargohen, po tregojne qe faktikisht qeveria jone eshte vec formalisht Qeveri, sepse kurdohere qe duhet te vendoset per gjera serioze dhe per gjera esenciale per te tashmen dhe per te ardhmen e Kosoves vendos dikush tjeter. Edhe keta te Qeverise u munduan te ngulin kembe, por s'kishin me cka te ngulnin kembe. Gabimi i tyre eshte vetem qe duhet t'i tregojne popullit, t'i thone qe ne s'kemi asgje ne dore. Po mundohemi dicka te bejme, por po e shihni edhe vete qe nuk po le kjo oponenca jone, sepse s'kemi mbulese, s'po kemi ku te mbeshtetemi. Prape po duhet te bashkepunojme me ata, qe po na detyrojne te hyjme ne marreveshje me nje Serbi, e cila eshte plot me kriminele; e cila po e vazhdon prape rrugen e dikurshme te Millosheviqit; e cila po i vazhdon krimet edhe ne Luginen e Presheves, edhe kunder vllaheve, edhe kunder atyre boshnjakeve qe i ka brenda territorit te vet, kurse bashkesia nderkombetare ata nuk po i sheh. Nuk po i sheh serbet qe i kemi ne Mitrovicen e veriut, sjelljet e tyre kriminale mafioze, kurse i sheh disa protesta qe i bejne djemte e rinj te "Vetevendosjes". I rrotulluan disa vetura poshte e perpjete, ata menjehere u kriminalizuan, kurse ata qe po gjuajne e po vrasin, e po pengojne, per ata eshte dicka tjeter. Ky eshte ai investimi me i keq qe mund ta beje Evropa per edukimin e popullit tone, qe te mund ta pranoje demokracine dhe te mund ta zbatoje demokracine e vertete ketu te ne. Ketu, mendoj se eshte nje leshim shume i madh qe Evropa nuk po e llogarit edhe kam frike se ne kete menyre Evropa eshte duke i bere dem edhe vetvetes, si nje udherrefyes i rruges demokratike. Gjithashtu, edhe popullin tone po e demton, njekohesisht po e demton edhe popullin serb, i cili duhet te dale nga ky ngujim, ku e kane ngujuar vete regjimet e veta. Por, me leshimet e shumta qe po i behen nga ana e Evropes, ata, faktikisht, po e zgjasin jeten e krimineleve e mafiozeve qe jane ne pushtet edhe po e demtojne, ne rend te pare dhe me se shumti, popullin serb.
Situata ne veri te Mitrovices vazhdon te jete e njejte. Institucionet e Kosoves ende nuk po mund ta shtrijne autoritetin e tyre atje. Cili eshte mendimi i juaj per kete?
Kjo eshte legalizuar, derisa veriu i eshte lene UNMIK-ut, i cili do te duhej t'ia linte vendin EULEX-it, e qe nuk ia la. Faktikisht, eshte zyrtarizuar ajo ndarje, per te cilen pergjigjet dhe eshte kompetent UNMIK-u. Kurse kjo pjesa tjeter, eshte pjesa me te cilen po merret EULEX-i. Keshtu qe, ne perspektiven e afert une nuk shoh se do te integrohet ajo pjese ne kuptimin e integrimit, po vetem do ta kete fjalen.
Me 23 shtator fillon ne Nju-Jork Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara. Cka prisni nga ky takim i radhes?
Asgje nuk pres, sepse ju po e shihni qe faktoret kryesore te Evropes, e edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes po i pranojne zhvillimet, te cilat po shkojne ne dem te pavaresise se Kosoves, ne dem te krijimit te mundesive qe te behemi edhe shtet sovran. Mire, faleminderit prej tyre qe na pranuan 63 shtete, por cka po vlen kjo derisa Serbise po i njihen disa te drejta?! Edhe serbeve ketu, po u njihen disa te drejta qe asnje pakice ne bote nuk i ka. I njihet e drejta, p.sh., nje pakice qe pa dy te tretat e votave te tyre nuk mund te kaloje asnje ligj, asnje vendim ne Kuvendin e Kosoves. Kjo eshte dicka e papare dhe kjo eshte padrejtesia me e madhe qe rregullat e demokracise nuk e njohin.
Cfare te rejash mund te sjellin keto zgjedhje qe do te mbahen me 15 nentor, marre parasysh rrethanat aktuale ekonomike dhe politike te Kosoves?
Vetem mund te nderrohen njerezit, por sistemi dhe procesi nuk ndryshon. Qellimi eshte qe te ndryshoje sistemi dhe procesi, i cili po prodhon probleme dhe ato probleme, duke filluar prej korrupsionit e te gjitha te zezat tjera, me te cilat eshte pllakosur Kosova, nuk ka perspektive qe te hiqen nese nderrohen njerezit, kurse vazhdon sistemi edhe vazhdon e njejta rruge dhe e njejta sjellje si e atyre jashte, si e ketyre brenda ketu ne Kosove. Nuk jam optimist, sepse ja p.sh. na i premtuan vjet 1 miliard e 400 milione euro, e askush nuk i permend me ato. Kur do te zhvillohet Kosova, kur do ta perparoje bujqesine e vet, kur do ta ndertoje industrine e vet te lehte, ate te rende, kur do ta zgjidhe problemin e energjetikes, kur do ta zgjidhe problemin e ujit? Keto jane probleme qe po na e vrasin syrin, trupin edhe shpirtin. Ja, po behet gati investimi ne nje termocentral, i cili do ta ndote krejt Kosoven e vogel. Ne nje te ardhme te afert, ata do te detyrohen ta mbyllin ate termocentral, sepse krejt bota eshte ngritur kunder ndertimit te termocentraleve me thengjill, kurse tash fillojne investime te reja ne Kosoven e vogel qe s'ka se si te mbrohet. Ketu eshte nje mafi nderkombetare, e cila po vepron ne ate menyre qe nuk po pyet as vullnetin e as interesin e popullit, por po vepron per t'i mbushur xhepat e vet.