E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yjet bashkohen per nje bamiresi ne Uashington

Nuk është e rrallë që yjet të bëhen bashkë për të siguruar para për bamirësi. Kjo i ndodhi edhe yllit të basketbollit amerikan, Kobi Brajant, trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola, dhe ish-futbollistes së kombëtares amerikane, Maja Ham.

Kjo treshe e famshme ishte në Uashington të SHBA-ve, si pjesë e një ndeshjeje bamirësie të quajtur “Celebrity Soccer Challenge” apo “Sfida e të shquarve të futbollit”, organizuar pikërisht nga Ham. Kjo e fundit dhe Guardiola, si të shquar të futbollit, e shënuan nga një gol në këtë ndeshje, ndërsa ylli i Los Anxhelos Lejkërsave thjesht u përpoq dhe dha përshtypjet e tij pas ndeshjes.

“A tregova talent? Jo, jo! Unë thjesht u përpoqa. Ju e dini që është tjetër gjë në një fushë të vogël, në një fushë të vogël nuk mund të fshihesh, duhet të kesh talent sepse topi lëviz shumë shpejt. Ndërsa, në një fushë më të madhe edhe mund të fshihesh pak”, është shprehur Brajant.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›