Raul Gonzales qendron ne Gjermani
Tifozët e “bluve mbretërorë” mund të marrin frymë të lehtësuar. Raul Gonzales nuk ka ndërmend ta braktisë fituesen e Kupës dhe Superkupës së Gjermanisë, Shalken, për t’u kthyer në kampionatin spanjoll. Spekullimeve lidhur me këtë temë u dha fund vetë trajneri i Shalkes, Ralf Rangnik, i cili pohoi se 34-vjeçari do ta respektojë deri në fund kontratën që e lidh me klubin deri në vitin 2012.
Pati mjaft zëra se ish-numri 7 i Realit të Madridit, sot numri 7 i Shalkes, mund të kalonte tek klubi i ri pasanik i Spanjës, Malaga, sidomos pasi vetë Raul e vizitoi skuadrën spanjolle në kampin e saj stërvitor në Holandë javën e kaluar.
Ndërkaq, Raul vazhdon të mbetet në formë shumë të mirë, edhe pse mosha vazhdon të vrapojë. Spanjolli realizoi një gol shumë të bukur në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë, ndaj skuadrës amatore Teningen, takim i fituar thellësisht dhe lehtësisht nga Shalke me rezultatin 11-1. Ishin dy gola të shënuar nga sulmuesi, ndërsa 4 u realizuan nga holandezi Huntelar, nga 2 bënë Holtbi e Gavranoviç si dhe një gol nga greku Papadhopulos.