Guardiola: Milani mund të mbrohet me 8 vetë
Pep Guardiola dëshiron të rrezikojë me Ksavi Hernandez në ndeshjen e nesërme, pasi e njeh mirë forcën e ekipeve italiane. Në konferencën e sotme për shtyp, trajneri i Barçës ka kërkuar kujdes nga skuadra e tij, pasi kuqezinjtë dinë të mbrohen mirë.
“Kur je shumë afër një objektivi të rëndësishëm, ekipi jep më të mirën. Është një ndeshje me rëndësi jetike, duhet të qëndrojmë në Champions, - tha tekniku i Barçës. – Ksavi? Është pak më mirë, por nesër (sot) do të bëjmë një provë tjetër për të parë nëse mund të luajë. Ne duhet vetëm të fitojmë, por duhet të kemi kujdes sepse Milani është në gjendje të shënojë gol në çdo moment. Ata janë një ekip italian dhe në disa momente mund të mbrohen edhe me 8 vetë. Them se një gol do ta bëjnë, pasi Milani po dominon në Serinë A”, shtoi Guardiola.
I pyetur nga një gazetar italian, se përse Mesi nuk shënon ndaj skuadrave italiane, Guardiola u përgjigj: “Ju italianët jeni shumë të zotë. Nëse vazhdon të thuash se nuk shënon, atëherë mund të ketë surpriza. Ta shohim. Ibra? Nuk e di nëse do të jetë më i motivuar se të tjerët, di të them vetëm se është një lojtar i madh, shumë i fortë fizikisht dhe që duhet të mbajmë larg portës”, deklaroi tekniku katalanas.
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)