E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola: Murinjo është më i miri

Vlerësimi

Pep Guardiola është një nga trajnerët më të suksesshëm të viteve të fundit. Në timonin e Barcelonës ai fitoi gjithçka në sezonin 2008-2009, duke marrë gjashtë nga gjashtë trofetë e mundshme, gjë që ishte një rekord, të cilin s’e kishte realizuar askush më parë. Por kur vjen puna për vlerësimin e vetes, trajneri aktual i Barcelonës është modest. Gjatë një interviste për sportiven katalanase, “El Mundo Deportivo”, tekniku i skuadrës së Barcelonës, Guardiola, ka folur për shumë tema të ndryshme. Ai përmendi edhe emrin e trajnerit të rivalit më të ashpër të katalanasve në La Liga, Zhoze Murinjon: “është një nga trajnerët më të mirë të botës, për të mos thënë më i miri. dhe ardhja e tij në la Liga është një gjë e mirë. Karakteri i tij? Secili ka karakterin e vet”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›