Kapelo kërkon falje: Një keqkuptim
Fabio Kapelo kërkon falje për publikimin e notave. Pas vlerësimeve për lojtarët e Kombëtares angleze në faqen e tij 'capelloindex', trajneri kërkon ndjesë përmes të birit, Pierfilipo, në një deklaratë publike për “The Sun”: “Fabios i vjen shumë keq dhe ndihet i shqetësuar për atë që ka ndodhur. I kishim premtuar Federatës Angleze se nuk do të publikohej asnjë vlerësim për asnjë lojtar të Anglisë. Kur kemi parë notat e lojtarëve anglezë ‘on line’, u ndjemë shumë keq. është e sigurt që ka qenë një keqkuptim me njeriun që ka menaxhuar faqen e internetit. Unë nuk shikoj asnjë vlerë komerciale në këtë rast: ishte vetëm një mënyrë kurioze për të përballur statistikat dhe për të bërë vlerësimet e tij. Ato nuk janë vlerësimet e Fabios, ndaj nuk duhet t’ju japim shpjegime lojtarëve.
#