Guardiola: Na duhet kohë, por mund të fitojmë

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se skuadrës së tij po i mungon ende forma më e mirë fizike, por beson se Blaugranët do ta gjejnë atë gjatë sezonit.
“Na duhet më shumë kohë për të arritur formën e plotë dhe më të mirë fizike. Forma jonë nuk është çfarë do të duhej të kishte qenë. Real Madridi është duke shkuar mirë dhe ne na duhet kohë. Por, do t`i bind lojtarët e mi se ata mund të fitojnë”, u shpreh Guardiola.