Manchester United fiton Superkupën e Anglisë

Megjithë përforcimet e shumta të mëparshme, por edhe këto të fundit, si dhe shpenzimit të mbi 700 milionë eurove për blerje të lojtarëve të rinj, ekipi i sheikut Mansour, Manchester City nuk ia doli të fitojë superkupën e Anglisë ndaj rivalit të qytetit dhe kampionit anglez, Manchester United.
Ballafaqimi i sotëm i këtyre dy ekipeve në stadiumin londinez Wembley, përfundoi me fitoren e Unitedit me rezultatin 3:2.
City ishte më i mirë në pjesën e parë, kur shënoi dy gola me anë të Lescott dhe Xheko, por në fillim të pjesës së dytë United e zvogëloi epërsinë në minutën 52, me anë të Smalling.
Në vazhdim, Nani shënoi edhe dy gola, në minutën 58 dhe atë 90, për t’i siguruar ekipi të tij edhe një trofe.