E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho, ide të qarta për sezonin e dytë

Jose Mourinho i ka pasur gjithnjë idetë e qarta në karrierën e tij si trajner elitar me klubet europiane. Dhe të njëjtën gjë portugezi po bën edhe në fillim të sezonit të tij të dytë, me Real Madridin.
“Sivjet kemi përmirësuar skuadrën me disa përforcime të goditura, por tani duhet të mendojmë për të shkurtuar grupin, sepse nuk dua të kem në dispozicion më shumë se 20 lojtarë dhe 3 portierë”, tha Mourinho pas një ndeshje miqësore të të Realit në Kinë.
Dhe pse u duk i qetë, Mourinho nuk kurseu një polemikë të vogël për rivalët e Barcelonës, duke pranuar se kishte urdhëruar lojtarët të mos flisnin për sfidën e Superkupës së Spanjës, pas pak ditësh. “Për Barcelonën nuk flitet që tani. Ndeshjet janë të rëndësishme, por kemi kohë të mendojmë për to gjatë javës”, shtoi ai.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›