E Diel, 1 Nëntor 2026

Kampionati francez sezoni i ri nis me surpriza

Sezoni i ri i kampionatit francez ka nisur me surpriza. Kampionët në fuqi të Lille nuk kanë shkuar më shumë se barazimi, ashtu si Olimpique Marseille, ndërsa Paris SG, i cili ka shpenzuar shuma marramendëse në merkaton e verës debutoi me humbje në fushën e tij. Pas një sezoni fantastik, që u mbyll me titullin kampion Lille e nisi me barazim mbrojtjen e trofeut më të madh të futbollit francez duke u ndalur në shifrat 1-1 në fushën e Nancy.

Megjithëse do të shënonte e parë me Debychy, skuadra e Rudi Garcia nuk do të ruante avahntazhin, duke u ndëshkuar me një autogol të Beira në minutën e 61-të. Megjithë përpjekjet për të shënuar rezultati do të mbetej i pandryshuar, duke bërë që kampionët në fuqi të Francës të nisen me një pikë në sezonin e ri.
Nuk bëm më shumë Olimpique Marseille, që në fushën e saj ka barazuar 2-2 kundër Sochaux. Golat e Ucho Gonzales dhe Remy nuk i kanë mjaftuar formacionit të Didier Deschamps, që në këtë sezon projektiohet si favorit për të fituar titullin kampion.

Më i hidhur ka qenë debutimi i Paris SG. Pas një merkatoje spektakolare, vendasit kanë zhgënyer me humbjen 1-0 në ‘stade de Prince”. Një gol i Quercia i ka dhuruar fitoren Lorient, duke bërë të pavlefshme milian e shpenzuara nga Paris Sg për të afruar në skuadër lojtarë si Pastore apo Menez. Java e parë e kampionatit francez ka konfirmuar Olimpique Lyon, që ka nisur sezonin me një fitore bindëse 1-3 në transfertë kundër Nice.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›