E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana presion francezëve: Edhe mund të fitojmë!

Lorik Cana është futbollist i njohur në Francë, ku ka luajtur me PSG-nëdhe Marsejën

Ylli i Shqipërisë për francezët është vetëm një, ai quhet Lorik Cana. Interesi e mediave franceze për ta intervistuar është shumë i madh, pasi për 7 vite që ka luajtur në Ligën e Parë ka ditur të lërë gjurmë. Është aktivizuar për tri vite me radhe te PSG dhe më pas me Olimpikun e Marsejës, me të cilin ka fituar Kupën e Francës. Nuk kemi ardhur për pushime në Francë, – u thotë Loriku francezëve.

Edhe sikur të kishim ardhur për një ndeshje miqësore, do të bënim gjithçka për të rritur imazhin e vendit tonë. Ne kemi shumë mungesa, të cilat ndikojnë shumë në forcën e skuadrës, megjithatë besojmë se mund të bëjmë diçka të veçantë në këtë përballje.

Ndeshje perfekte  Sikurse Shqipëria, edhe Franca ka shumë mungesa në formacion, por ato nuk ia zbehin forcën Gjelave përballë një skuadre të brishtë kuqezi. A është e mundur që me kaq shumë diferenca dhe në fushën kundërshtare Shqipëria të mund të marrë rezultat pozitiv? Mund të ndodhë që ne të fitojmë, por duhet të mblidhen shumë gjëra bashkë.

E para duhet të jemi të gjithë në një ditë shumë të mirë, të zhvillojmë ndeshjen perfekte dhe sigurisht që na duhet edhe shumë fat. Vetëm në këtë mënyrë mund ta mposhtim Francën. Optimizmi i Canës duket i tepruar, por futbolli prandaj është i bukur, se të lejon të ëndërrosh edhe atëherë kur mundësitë janë shumë të pakta.

 

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›