Blank: Kujdes, Shqipëria na kushtëzon Bosnjën!
Trajneri i Francës kërkon të ruajë qetësinë: Kam bërë më shumë rolin e psikologut se të trajnerit
Trajneri i përfaqësueses franceze, Laurent Blank, në konferencën e djeshme për shtyp i ka kushtuar rëndësi të madhe përballjes me Shqipërinë, ndonëse me një fitore me Bosnjën sërish Gjelat do ta siguronin kualifikimin. Mungesat e shumta e kanë detyruar Blankun ti kushtojë shumë rëndësi përgatitjes psikologjike.
Zoti Blank, pse i kushtoni kaq shumë rëndësi ndeshjes me Shqipërinë, kur një fitore me Bosnjën e kualifikon Francën?
Përderisa kemi dy ndeshje për të luajtur, rezultati me Shqipërinë mund të kushtëzojë atë me Bosnjën. Ne kemi një seri për të ndjekur, bëhen disa ndeshje pa humbje (13) dhe luajmë përpara publikut tonë. Vetëm për këto arsye duhet ta fitojmë këtë ndeshje. Vetëm pas kësaj do të kemi kohën për të menduar për Bosnjën.
Keni shumë mungesa, për arsye dëmtimesh. Si do ta përgatitni këtë ndeshje?
Ka qenë një përgatitje e zakonshme, por më e komplikuar. Na është dashur të ruanim qetësinë, të shikonim çdo gjë deri të mërkurën në mëngjes. I kishim parashikuar disa goditje të tilla. Kur pamë lojtarët të mbërrinin dhe që nuk ishin në formën e tyre më të mirë fizike, u detyrova që më shumë të bëja rolin e psikologut sesa të trajnerit. Ne shpresojmë që të gjithë të jenë në formën e tyre më të mirë nesër (sot) në darkë.
Ua keni kujtuar lojtarëve tuaj vitin 1993, apo keni frikë?
Jo, nuk më ka shkuar në mendje për ta futur këtë kapitull në listën e përgatitjeve. Duke parë dëmtimet, kishim të tjera gjëra për të bërë. Pastaj, nuk u kam folur edhe për një arsye të thjeshtë: përveç meje, ndonjë elementi të stafit dhe jush, lojtarët nuk e kanë në kujtimet e tyre atë që ka ndodhur. Është një gjeneratë tjetër. Nuk peshon më kjo gjë.
Ju keni deklaruar të hënën se 4-4-2 është një sistem që nuk ekziston më në nivele të larta. Megjithatë, duket se do ti ktheheni?
Është çështja më e madhe në këtë moment. Ju pretendoni se ne do të luajmë me një 4-4-2, por 4-4-2 tuaj mund ta kthej shpejt në një 4-3-3. Ja, kështu flitet, mendohet, por më e rëndësishmja ka të bëjë me përshtatjen dhe efikasitetin.
Një fjalë për Samir Nasrin pas deklaratave të tij në konferencën për shtyp?
Duhet të shfrytëzojmë gjithçka për të qenë më të mirë, por ajo që unë dua është që të mendojmë për të tashmen dhe të ardhmen. Ai ka bërë një bisedë më të pranueshme sesa ajo që unë dëgjova para një muaji. Është një formë inteligjence, qëndrimi i tij më pëlqen shumë sesa ajo që ai kishte bërë kohët e fundit. Por po ua them, po ua përsëris juve dhe atij: nuk ka asnjë problem mes nesh!
MVila: Shqipëria sështë formalitet
Mesfushori i Renës, Jan MVila, në një prononcim të gjatë për mediat vendase, është shprehur se e ruan si kujtimin më të bukur me Francën golin në Qemal Stafa dhe nuk është dakord me ata që thonë se kuqezinjtë janë vetëm një formalitet. Ai mban mend 45 minutat e dyta! Shqipëria është një ekip shumë i mirë. Ne e mbajmë mend se çfarë na bëri në pjesën e dytë, në Qemal Stafa. E kemi shumë të freskët atë ndeshje dhe askush të mos e cilësojë një formalitet përpara Bosnjës, shprehet autori i golit të dytë francez në Qemal Stafa, MVila
Konfirmohet edhe mungesa e Abidalit
Erik Abidal është lojtari i fundit i katërshes së artë që nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Laurent Blank për ndeshjen me kuqezinjtë. Në të vërtetë, klubi i Barcelonës, ku aktivizohet Abidal, i ka bërë thirrje stafit drejtues të Francës që të ketë ketë kujdes me mbrojtësin dhe të mos e aktivizojë të paktën kundër Shqipërisë. Dhe kështu ka ndodhur.
Në fillim të javës mungesa e parë e zyrtarizuar ishte ajo e Karim Benzemasë, sulmuesit të Realit të Madridit, i cili nuk është grumbulluar fare nga Blank. Fatin më të keq e ka pasur mbrojtësi Bakari Sanja, i Arsenalit, i cili ka thyer këmbën në një ndeshje të Premier Ligës dhe do të mungojë të paktën tre muaj.
Jo më pak e rëndësishme është mungesa e Frenk Riberisë, një lojtar shumë cilësor nga teknike, që mund të zgjidhë ndeshjen në çdo moment. Këto katër mungesa Franca mund ti vuajë më shumë ndaj Bosnjës, më 11 tetor, vetëm 4 ditë pas përballjes me Shqipërinë.
80 mijë bileta të shitura, Stade de France plot
Stadiumi legjendar i Parisit, Stade de France, do të mbushet në kapacitet të plotë për ndeshjen Francë-Shqipëri. Të gjitha biletat e hedhura në treg, rreth 80 mijë, janë shitur të gjitha. Federata Franceze e Futbollit ka ndjekur një strategji të veçantë për tërhequr vëmendjen e publikut për dy ndeshjet e fundit.
Tifozët e Gjelave me biletën që kanë blerë për të parë Shqipërinë do të mund të shohin edhe përballjen me Bosnjën, më 11 tetor, që do të përcaktojë skuadrën që do të kualifikohet direkt në Grupin D. Në këtë atmosferë të zjarrtë, përballë 80 mijë shikuesve, Shqipërisë do ti duhet shumë më tepër se fat për të marrë një rezultat pozitiv.
