E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulku sia del, Hamdi Salihi i vetëm në sulm

Nga Parisi, Eduard Ilnica

Muzaka mbetet titullar në të djathtë, ndërsa Gilman Lika do të bëjë rolin e shkatërruesit në krah të Klodian Duros

Problemet për Shqipërinë skanë të sosur. Ervin Bulku, i cili ka udhëtuar bashkë me skuadrën për në Francë, nuk do të mund të jetë në dispozicion të Kuzhes për këtë ndeshje, pavarësisht se stafi mjekësor ka pritur deri në minutën e fundit për riaftësim e mundshëm të mesfushorit 30-vjeçar.

Mbrëmë, në orën 20:00, pak para se të niste seanca e fundit stërvitore në Stade de France, Kuzhe është dorëzuar, duke pranuar që mungesa e Bulkut i prish shumë punë: Më vjen keq që edhe Bulku nuk ia doli, pra nuk mund ta llogaris në formacion. Kroati, në fakt, e la të nënkuptohej në konferencën për shtyp të së enjtes, që duhej të mendonte për një formacion tjetër, pa Bulkun.

Mbrojtja spreket Reparti më rëndësishëm, që nuk duhet të bëjë asnjë gabim në Stade de France, është mbrojtja. Nëse mungon Bulku, do të më duhet të mendoj rregullimin e prapavijës, deklaroi Kuzhe të enjten. Kjo nënkuptonte kalimin e Andi Lilës si shkatërrues, por kroati preferon të mos e prishë 4-shen para portierit. Armend Dallku në të djathtë, Cana-Lila në qendër dhe Vangjeli në të majtë, kjo është katërshja që do të rreshtohet para portierit Ujkani.

Muzaka dhe G.Lika Josip Kuzhe tashmë nuk ka mundësi zgjedhjeje. Në mungesë të Bulkut, të cilin kroati e kishte menduar në krah të Duros, si shkatërrues, do të aktivizojë Gilman Likën. Kjo zgjedhje e bën automatikisht titullar Muzakën në të djathtë të mesfushës. Odise Roshi do të luajë në të majtë, ndërsa Hyka në qendër, pak para dyshes shkatërruese, për ti ardhur në ndihmë Salihit të vetëm në sulm.

Lojë në një gjysmëfushë Hamdi Salihi, sulmuesi 27-vjeçar i Rapidit, do të ketë një detyrë shumë të vështirë i vetëm para mbrojtjes së fuqishme franceze. Madje edhe Salihi, në momentet kur do të sulmojë Franca, duhet të kthehet deri në gjysmëfushën tonë për të mbuluar një zonë të caktuar.

Duke pasur parasysh karakteristikat e këtij futbollisti, si sulmues zone, pozicioni i tij fillestar larg portës së mbrojtur nga Loris, e bën më pak të rrezikshëm. Mjafton të kujtojmë ndeshjen me Bosnjën në Zenicë, se sa të vështirë e pati shkodrani të dilte në lojën e tij në pjesën e dytë pas zëvendësimit të Bogdanit me Duron.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›