E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe: Mund tia dalim edhe me të rinjtë

Kroati beson në entuziazmin dhe dëshirën e më të rinjve për të bërë diçka me Francën

Ndoshta në fillim të fushatës eliminatore nuk e kishte menduar që do të gjendej në një situatë kaq të vështirë në prag të ndeshjes me Francën. Nëse në përballjen e shtatorit në Qemal Stafa, edhe pse me grupin e plotë, Shqipëria doli e humbur, çfarë mund të pritet në Stade de France?

Asnjë trajner në botë nuk ndihet mirë me këto mungesa, aq më tepër kur ke përballë një kundërshtare kaq të fortë. Nuk mund të fsheh që Franca është superfavorite për këtë ndeshje, megjithatë ne duhet të mundohemi me gjithçka mundemi për të dalë me kokën lart nga kjo përballje, është shprehur trajneri kroat.

Të rinjtë Ndoshta në këto momente Kuzhe është penduar për zgjedhjet që ka bërë gjatë ndeshjeve të shumta miqësore të Shqipërisë, duke mos u dhënë besim lojtarëve të rinj. Sepse ai gjithmonë ka menduar se veteranët nuk do ta linin kurrë në baltë. Për fat të keq, Skela, Lala dhe Bogdani janë pezulluar për shkak kartonësh, ndërsa Curri është dëmtuar. Ndoshta kështu deshi fati.

Me të rinjtë mund tia dalim më mirë, sigurisht po të kemi shumë fat. Jam i bindur që të gjithë futbollistët që do të luajnë nesër (sonte) do të japin maksimumin. Është një moment i veçantë për çdo futbollist, sidomos për ata më të rinjtë, që luajnë për herë të parë titullarë në Stade de France. Entuziazmi dhe dëshira e tyre mund të na dhurojnë një mbrëmje të bukur, është shprehur më tej Kuzhe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›