E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi injoron Mourinhon

Nga Express më 12 shtator 2011 në ora 19:30

Ylli i Barcelonës Lionel Messi ka thënë se injoron trajnerin e Real Madridit Jose Mourinho i cili vazhdimisht lason kritika ndaj gjigantit katalan.

“Mundohem të mos i kushtoj rëndësi asaj që thotë Mourinho” tha Messi për mediet spanjolle. Reprezentuesi argjentinas ka siguruar se e ardhmja e tij qëndron në Nou Camp, edhe pse në të kaluarën është përmendur si objektiv i Interit dhe Manchester Cityt.

“Nuk do ta ndërroja Barcelonën me asgjë. Kënaqem duke luajtur për Barcelonën me Xavin dhe Andres Iniestan”, përfundoi Messi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›