E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovenia rrëzoi Finlandën

Nga Express më 13 shtator 2011 në ora 08:35

Sllovenia përfundoi serinë e humbjeve duke siguruar kualifikimin për në çerekfinale të EuroBasket 2011, duke mposhtur Finlandën në ndeshjen e tyre vendimtare në Grupin F.

Edhe pse në pozitë të vështirë dhe nën presion, Sllovenia iu përgjigj kritikave duke regjistruar fitore me rezultat 67-60. Për Finlandën mori fund rrugëtimi i shkëlqyeshëm, por me një dozë dëshpërimi pasi humbën një mundësi të artë për kalim në mesin e tetë ekipeve më të mira të kontinentit.

Erazem Lorbek ishte realizuesi më i mirë te Sllovenia me 14 pikë, aq sa shënoi edhe Petteri Koponen për Finlandën. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Greqia – tanimë e kualifikuar - mposhti Gjeorgjinë me rezultat 73:60

Grupi F

Sllovenia – Finlanda 67:60
Greqia – Gjeorgjia 73:60
Rusia – Maqedonia

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›