E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola: Nuk premtoj tituj dhe fakte për Barcelonën

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka hedhur poshtë pritjet me rezultate të larta të ekipit të tij, pasi ndjen se Barca ka gjasa të njëjta për të përfunduar edhe pa trofe, teksa lista e të lënduarve është duke u zgjeruar.

“Unë kurrë nuk do të premtoj tituj dhe në fakt, do të ishte shumë normale nëse e përfundojmë sezonin pa asgjë. Gjithë ajo që mund të premtoj është se ekipi do të jetë mjaft i njohur. Vitin e kaluar ishin Jeffren dhe Bojan, tani janë Iniesta dhe Alexis Sanchez, asgjë nuk ka ndryshuar sa u përket lëndimeve”, u shpreh Guardiola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›