E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luis Enrique: Do fitoj titullin me Romën

Trajneri i Romës, Luis Enrique nuk mendon se duhet të zbrapset nga synimet e tij, duke thënë se ai një ditë do fitojë titullin me Romën.

“Unë nuk dua të largohem nga pankina. Unë jam këtu për të reflektuar pasionin tim dhe idetë për futbollin. Javën e kaluar, unë falënderova drejtorët për besimin në mua. Unë ndihem totalisht i përkrahur, edhe pse e di se gjithçka varet nga rezultatet. Ekzistojnë marrëdhënie të mira profesionale dhe nëse ata nuk ndjejnë se jam njeriu i duhur për atë punë, atëherë ata do të më shkarkojnë”, u shpreh Enrique.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›