Leonardo: PSG mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, ka thënë se ekipi francez një ditë mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, pas kalimit të klubit në pronë të Qatar Sports Investments (QSI).
"Vërtet besoj se një ditë PSG mund të përfundojë në pozitën e parë të Ligës së Kampionëve. Unë kam luajtur këtu në nivelet më të larta 14 vite më parë, dhe jetoj momentet më të mira në histori të klubit".
"Ne luajtëm në Evropë në nivelin më të mirë me shumë lojtarë të mirë. PSG duhet të rikthehet në atë nivel, dhe brenda klubit të krijojë atë mentalitetin fitues dhe të fillojë sezonin duke menduar se mund ta fitojë titullin dhe jo vetëm të marrë pjesë", citohet të ketë thënë Leonard për BBC.