E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neuer: Fansat nuk do më mbështesin

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, e di se ai nuk do të pritet mirë nga fansat e Schalkes në Gelsenkirchen në ndeshjen në Bundesliga. 25-vjeçari, i cili kaloi tek Bayerni nga Schalke gjatë kësaj vere si transferim i lirë, rikthehet në ish-stadiumin e tij për të parën herë me fanellën bavareze.
 

Neuer u prit mirë kur ai luajti në të njëjtin stadium për kombëtaren e Gjermanisë kundër Austrisë më herët gjatë muajit, por nuk beson se do të shijojë të njëjtën ngrohtësi edhe këtë herë. “Kam marrë një mikpritje të ngrohtë me ekipin kombëtar, por nuk e pres këtë sërish”, ka thënë portieri.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›