Pato synon fitore ndaj Napolit

Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, është plot vetëbesim në prag të takimit të së dielës në Serie A përballë Napolit dhe synon tre pikë nga ky derbi.
"Napoli ka një ekip të shkëlqyeshëm dhe ata janë në formë të mirë, siç e demonstruan edhe në mesjavë në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, kjo nuk ndryshon faktin se ne do të udhëtojnë në Napoli me synimin për të marrë tre pikë të plota".
"Është e vërtetë se ka ende shumë ndeshje për të luajtur dhe se ndeshja e të dielës mbase nuk do të jetë vendimtare në garën për titull. Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe kjo është arsyeja se pse jam i vendosur të nxjerri rezultate të mira. Dua të shënoj golin e fitore", ka thënë Pato.