Shtyhet ndeshja Napoli - Juventus

Është shtyrë ndeshja derbi e kësaj jave në Serie A mes Napolit dhe Juventusit, që është dashur të zhvillohej sonte mbrëma në San Paolo.
Vendimi është marrë nga autoritetet italiane për shkak të rreshjeve të mëdha dhe situatës emergjente të krijuar në prefekturën e Napolit. Siguria e tifozëve nuk mund të garantohej për shkak të rreshjeve të mëdha të shiut dhe kështu u vendos që takimi të shtyhej.
Vala e rreshjeve të shiut në Itali ka shtyrë edhe ndeshjen Genoa-Inter, por gjashtë ndeshjet e tjera pritet të zhvillohen ashtu siç është parashikuar nga ora 15:00 ku përfshihet dhe dueli i kampionit, Milanit kundër Catanias.