Guardiola kritikon Ibrahimoviçin
Autori i Lajmit: Redaksia“Ibra duhet të qetësohet”. Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, i tërheq veshin Zlatan Ibrahimoviçit, pas barazimit me Vilarealin, takim në të cilin sulmuesi suedez u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të shëmtuar ndaj Godinit. “Zlatan është një lojtar me temperament, por duhet të bëjë kujdes pasi herët apo vonë mund të na lërë me dhjetë veta. Duhet të kuptojë se nuk mund të ndryshohen vendimet e arbitrit”.
Ky lajm është publikuar: 05/01/2010